Në fokus

January 27, 2020 | 8:10

Kërcimi e mban trurin të ri

Ata që e duan kërcimin sigurisht që i dinë efektet pozitive që ka kjo veprimtari në trup por edhe në mendje. Pas kërcimit ndjeheni sikur jeni të lirë, pozitivë, të lumtur dhe plot dëshirë për të vepruar. Ajo që jo të gjithë dinë dhe që duhet të merret parasysh është se kërcimi ndihmon për të mbajtur trurin të ri dhe e bën atë edhe më efikas sesa leximi.

Kërcimi: efektet që ka në tru dhe arsyet pse e mban atë të ri

Kur mendoni për kërcimin, ju keni zgjedhur një metodë më pak të mërzitshme se të tjerët për të qëndruar në formë ose për të humbur peshë nëse e bëni më intensivisht. Megjithatë kërcimi është shumë më tepër se kaq dhe ndër të tjera përfaqëson një mënyrë për ta mbajtur trurin të ri.

Këto të dhëna vijnë nga News England Journal of Medicine i cili tregoi se si kërcimi shpesh ndihmon trurin të mos kalojë në proceset e plakjes. Në të vërtetë kërcimi rrit aftësitë njohëse, ju jep një nxitje jetike, rrit nivelin e serotoninës, lehtëson stresin dhe përmirëson marrëdhëniet shoqërore. Të gjitha këto janë përfitime që në planin afatgjatë ndihmojnë trurin të mbetet i ri.

Por përse kërcimi do të ndihmojë në mbajtjen e trurit të ri? Duket se gjithçka varet nga llogaritjet mendore që truri duhet të bëjë në çdo moment për të vënë në praktikë lëvizjet që e çojnë trupin drejt kërcimit. Kjo mënyrë aktivizon disa zona të trurit, të cilat nëse nuk përdoren, rrezikojnë plakjen.

Me pak fjalë, ata që zakonisht duan të kërcejnë dhe e bëjnë atë rregullisht, do të jenë të lumtur të dinë që kanë një shans të mirë për të mbajtur mendjen të re për një kohë të gjatë. Ata që nuk kërcejnë, mund ta marrin atë në konsideratë për të përmirësuar jetën dhe aftësitë e tyre mendore. Nëse ecja është një ilaç natyral, kërcimi është ai që ju lejon të qëndroni të rinj, në mendje dhe trup.

A ka kërcime që janë më të mira se të tjerat?

Duket se në radhë të parë është kërcimi në çift sepse ofron mundësinë për të studiuar dhe ndjekur modele të caktuara që e bëjnë trurin të funksionojë vazhdimisht. Në këtë mënyrë, përveç të qenit të aftë fizikisht, ju mbeteni të rinj edhe nga ana mendore. Bërja e lëvizjeve së bashku për të mësuar koordinimin, ritmin dhe vëmendjen ndaj personit me të cilin kërceni në fakt janë vetëm disa nga aftësitë e kërkuara nga kërcimi në çift dhe ndër më të rëndësishmit për qëllimin e mbajtjes së një truri të aftë dhe të ri.

 

 

Burimi / https://www.chedonna.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top