Teste

January 27, 2020 | 8:13

TEST/Cila është mosha juaj e brendshme?

Çdokush nga ne e ka pasur një ndjenjë të çuditshme, duke pritur kalimin e moshës tek vetja, apo moshën e shkuar të dikujt tjetër. Vitet kalojnë e disa ndihen shumë të rinj, pavarësisht kohës që kalon, dhe jetojnë sikur të ishin thuajse 20 vite më të rinj sesa mosha e tyre reale.

Të ndërgjegjshëm ose jo… kjo moshë mendore, subjektive, mund të jetohet në format më të bukura. Por ndodh të shndërrohet në një të metë, nëse ne refuzojmë të përfitojmë nga mësimet e jetës. Ky test do ju ndihmojë të përcaktoni moshën tuaj të brendshme. Duke parë se në cilën epokë të jetës e projektoni veten. Testi mund t’ju ndihmojë të kuptoni kufirin që ekziston midis moshës suaj biologjike dhe moshës suaj të brendshme.

1Konstatoni në çfarë niveli jeni rritur… ose jo! Përgjigjuni këtyre 20 pyetjeve me natyrshmërinë e një fëmije dhe vlerësojini këshillat me pjekurinë e një të rrituri!

1.Për një mbrëmje me miqtë, ju zgjidhni një restorant:

A.Me muzikë karaoke

B.Ku mund të kërceni salsa

C.Ku ka grupe muzikore

D.Ku luhet muzikë në piano

2.Të tjerët, shpesh admirojnë tek ju:

A.Shkathtësinë

B.Durimin

C.Vendosmërinë

D.Angazhimin në shumë sfera të jetës

3 .Seriali televiziv më i preferuar:

A.Shokët

B.Pipi çorapegjata

C.Përgjithmonë Xhulia

D.Beautiful

4.Shefi juaj ju fajëson për gjëra që nuk i meritoni:

A.E lini të besojë se ka të drejtë

B.Jepni menjëherë dorëheqjen

C.I shpjegoni gabimin dhe nxirrni në pah anën e mirë të situatës

D.E dëgjoni me sytë poshtë, duke pritur që kjo gjë të kalojë

5.Prindërit ju thonë se kanë një lajm të rëndësishëm për ty. Ju:

A.Jeni e padurueshme

B.Jeni indiferente për atë që ata e quajnë lajm të rëndësishëm

C.Kërkoni shpjegim për atë çka ata e quajnë të re

D.I vini në dukje se ata duken si dy fëmijë të rritur

6.Cila nga ngjyrat ju identifikon:

A.Portokallia

B.E kuqja

C.Jeshilja

D.Bluja

7.Bashkëshorti juaj ju qorton për diçka. Ju:

A.Largoheni e mërzitur

B.I numëroni listën e gabimeve të tij

C.I kërkoni t’ju shpjegojë në lidhje me atë që ju qortoi

D.I thoni se ai i ekzagjeron gjërat edhe kur nuk është nevoja.

8.Shpesh, ju i filloni fjalitë tuaja me:

A.Unë e adhuroj…

B.Po të shpjegoj që…

C.Unë shoh që…

D.Unë kuptoj që…

9.Qyteti ku ju do donit të vendoseshit:

A.Ibizza

B.“Disney Land”, Paris

C.Berlin

D.Kairo

10.Në marrëdhëniet tuaja seksuale ju jeni e ndjeshme në:

A.Buzëqeshjet e tepërta

B.Surprizat e pazakonshme

C.Gjestet sensuale

D.Fjalët e ëmbla

11.A jeni në gjendje të kujtoni ngjarje të moshës 5-vjeçare?

A.Asnjë

B.Një ose dy, por jo të qarta

C.Po, shumë

D.I kam shpikur

12.Motra juaj ju beson djalin e saj për një natë. Ju:

A.Shikoni së bashku një film vizatimor

B.I mësoni fjalë të zhargonit

C.Luani me të sa të vijë ora e gjumit

D.I tregoni një përrallë

13.Ju jeni prind dhe për pushime preferoni të:

A.Shkoni në mal

B.Në një hotel me aktivitete buzë detit

C.Një udhëtim në Marok

D.Në të njëjtin vend, për t’u identifikuar

14.Një mik ju propozon të takoheni me një person që ju e admironi, ju:

A.E pyesni disa herë për t’u siguruar që është e vërtetë

B.Thërrisni disa miq për të qenë me ju

C.Mendoni për pyetjet që do t’i drejtoni

D.S’jeni e sigurt në e meritoni takimin

15 .Përballë një mikeje që e ka lënë bashkëshorti, ju:

A.Përpiqeni të ndryshoni atmosferën për ta qetësuar

B.I thoni mikes se nuk duhet të dorëzohet para këtij fakti

C.I kërkoni t’ju shpjegojë përse ndodhi

D.I këshilloni të presë që koha të sistemojë gjërat

16.Ndodheni në aeroportin e Tokios. Blini një bluzë:

A.Të zezë, me një dragua të stampuar

B.Bojëqielli, me një citim në japonisht

C.Të bardhë, me një kaligrafi fine

D.Të verdhë, me një fytyrë të buzëqeshur të qëndisur mbi të

17.Një fundjavë me diell në det…Ju adhuroni:

A.Lojërat në ujë

B.Shëtitjet me biçikletë në rrugica

C.Tabelat e vizatuara

D.Bisedat buzë detit

18.Vdekja e Ledi Dianës:

A.E denjë, si një tragjedi greke

B.Ne nuk kujdesemi për sigurinë rrugore

C.Akoma flitet për këtë histori?!

D.Kjo histori më ka bërë të qaj

19 .Për të zbukuruar një mbrëmje romantike “kokë më kokë”, ju vendosni një CD me:

A.Muzikë rege

B.Muzikë bluz dhe me drita të zbehta

C.Muzikë klasike, duke djegur temjan

D.Muzikë xhaz të shoqëruar me shampanjë

20.Shikoni qiellin në një natë të mbushur me yje dhe mendoni:

A.I mrekullueshëm…

B.Ndihesh sikur po ngjitesh në qiellin e shtatë

C.A do arrijmë ndonjë ditë të zbulojmë misteret e universit

D.Lumturia

 

PROFILI JUAJ

Më shumë A

Nga 6 deri në 10 vjeç, mosha e spontanitetit

Nëse do të ekzistonte një çelës i kopshtit për fëmijë, ju padyshim që nuk do ta hidhnit kurrë atë. Ne gjejmë tek ju sjellje të karakterizuara nga spontaniteti: Në një situatë të dhënë, ju kaloni nga e qeshura në të qarë dhe keni nevojë të jetoni intensivisht emocionet tuaja. Ju kërkoni të vendoseni në një univers krijues e loje, duke u larguar me dëshirë nga “bota e të rriturve” që nuk ju përket. Tek gjërat shumë serioze ju shikoni veç monotoni dhe mërzitje. Bota që ju stimulon dhe mrekullon pamasë është ajo që ju ofron liri dhe ëndrra të bukura në jetën tuaj. Lehtësia me të cilën i merrni gjërat në jetë, ju lejon të jetoni shumë aventura, të cilat nuk ju japin siguri, por shumë entuziazëm.

Më shumë B

Nga 16 deri në 18 vjeç, mosha e revoltës

Duket që shpirti adoleshent është ende aktiv brenda jush. Ju dëshironi të jeni e rrethuar me njerëz e të keni një vend të rëndësishëm në shoqëri. Në fakt, ju adhuroni të evidentoni territorin duke e përcaktuar imazhin tuaj origjinal dhe të guximshëm. Për këtë, përdorni prirjet tuaja natyrale të shpirtit të kundërshtimit dhe rebel. Ju dëshironi të provokoni reagimet e të tjerëve dhe kufijtë e vetes. Të gjitha këto ndryshime ju lejojnë të përcaktoni identitetin tuaj, duke vlerësuar njëkohësisht ndryshimin nga të tjerët.Ju kërkoni të mos bindeni ndaj autoriteteve të ndryshme dhe jeni refuzues ndaj atyre që diktojnë rrjedhën e jetës suaj.

Më shumë C

Nga 35 deri ne 40 vjeç, mosha e arsyes

Keni një shpirt kritik dhe analitik. Për ju ka rëndësi arsyetimi i emocioneve tona dhe reflektimi i impulseve. Dëshironi të përcaktoni objektiva, të jeni i përgjegjshëm për veprimet dhe të ndërtoni midis jush një univers të qëndrueshëm që i përgjigjet dëshirave dhe nevojave tuaja. Ju vlerësoni sinqeritetin dhe individualizmin në raportet tuaja me të tjerët, duke kërkuar të përforconi marrëdhëniet. Keni jetuar indiferencën e një fëmije dhe entuziazmin e një adoleshenti dhe në këto momente dëshironi t’i vendosni projektet apo veprimet tuaja në një drejtim të vetëm e të sigurt: Në ndërtimin dhe përmbushjen personale në terma afatgjatë. I jepni fund uljengritjeve të gjendjes së humorit. Me pak fjalë, ju e keni gjetur kopshtin tuaj dhe jeni në gjendje ta kultivoni mirë atë.

Më shumë D

Nga 50 deri në 60 vjeç, mosha e urtësisë

Duket se jeta ju ka dërguar drejt moshës së urtësisë… Ju pëlqen të lëshoni frenat e jetës dhe të bëni hapa drejt ngjarjeve të ndryshme. Të vendosur në një botë të ethshme dhe sipërfaqësore, preferoni vende të qeta për meditim. Preferoni të përhapni marrëdhënie shoqërore, lidhje të forta të ndërtuara në akt bashkëpunimi dhe butësie. Ju shpesh vendoseni në rolin e dëgjuesit dhe mbështetësit me të tjerët, duke ofruar këshilla dhe fraza të shkurtra për të medituar. Ju i konsideroni përvojat tuaja si eksperienca për t’i përcjellë tek të tjerët. Ky mendim ju lejon që sfidat e jetës t’i përballoni më me shumë besim. Ju nuk e humbisni energjinë për të luftuar kundër ngjarjeve negative dhe nuk kërkoni të arrini një objektiv me çdo kusht. Doza juaj e stresit, e pasigurisë dhe e frikës janë reduktuar në masë të madhe. Ju i pranoni gjërat të vijnë me ritmin që kanë, pa kërkuar që të ndërhyni.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top