Ushtrimet fizike kanë një efekt anti-plakje në rajonin e hipokampusit në tru, zonë që kontrollon kujtesën, të mësuarit dhe balancimin.
Një studim i ri, që u fokusua në krahasimin e formave të ndryshme të ushtrimeve stërvitore – atyre të vallëzimit dhe atyre të rezistencës fizike – të ndërmarra nga vullnetarë të moshuar për 18 muaj rresht, tregoi se të dyja kanë një efekt anti-plakje në tru, por vetëm vallëzimi bën një dallim të dukshëm në sjellje dhe ky ndryshim i atribuohet sfidës shtesë të mësimit të rutinave të vallëzimit.
Ndërsa rritemi e moshohemi, fillojmë të kemi një rënie si nga ana mendore dhe ajo e humbjes së muskulaturës fizike, dhe kjo situatë mund të përkeqësohet nga sëmundja e Alzheimerit. Po ky studim i ri, i botuar në revistën “Frontiers in Neuroscience”, tregon se njerëzit e moshuar që e bëjnë pjesë të rutinës stërvitjen fizike mund t’i ndryshojnë shenjat e plakjes në tru , po sidodomos ata që merren me vallëzim, pasi ky ka efektin më të madh.
“Ushtrimi ka efektin e dobishëm të ngadalësimit ose madje edhe të kundërbalancimit të rënies së kapaciteteve mendore dhe fizike të lidhura me moshën”, thotë Dr Kathrin Rehfeld, autorja kryesore e studimit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.