Teste

October 1, 2020 | 8:14

Kërmill apo kafkë? Testi vizual që zbulon më shumë rreth personalitetit tuaj

Një test i thjeshtë vizual që ndihmon për të kuptuar se si të jetojmë emocionet tona dhe të përballojmë sfidat e përditshme me të cilat na përball jeta. Bazuar në atë që shohim në këtë imazh, ai zbulon diçka më shumë rreth sjelljeve dhe marrëdhënieve tona me botën.

  1. Kërmill

Nëse gjëja e parë që keni parë është një kërmill, kjo do të thotë që ju jeni njerëz të qetë dhe merrni vendime pasi vlerësoni të gjitha avantazhet dhe disavantazhet. Çdo veprim juaji bëhet me ndërgjegje, për këtë rrallë hasni në probleme të vërteta. Edhe në marrëdhëniet në çift keni të njëjtin qëndrim, ju nuk jeni tip impulsiv dhe marrëdhëniet tuaja zgjasin me kalimin e kohës; kur merrni një vendim nuk pendoheni kurrë dhe kjo është një dhuratë për të cilën shumë ju kanë zili. Ju jeni njerëz të durueshëm dhe shumë prej jush kërkojnë ndihmë, por kini kujdes se ka gjithmonë njerëz që e shfrytëzojnë atë!

  1. Kafkë

Nëse imazhi i parë që keni parë është një kafkë, ju me siguri jeni një person që jetoni në gjendje gatishmërie dhe shqetësimi. Kur duhet të merrni një vendim, ndieni marrje fryme dhe gjithmonë keni frikë se zgjedhja juaj nuk është e duhura. Por shqetësimi juaj i vazhdueshëm nuk është plotësisht i keq, pasi krijimtaria shpesh është fryt i një jete nën presion. Jeni mësuar të punoni shumë dhe të jepni më të mirën, prandaj ndonjëherë ndiheni të stresuar dhe pak të dëshpëruar. Bëni një pushim herë pas here: largimi mund të jetë një nxitje e mirë për t’u kthyer me më shumë energji se më parë.

 

 

Burimi / https://www.greenme.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top