Mirëqenie

November 8, 2017 | 9:39

Kërpurdhat thelbësore edhe për shëndetin mendor, sëmundjet që parandalojnë

Pothuajse të gjithë jemi të njohur me kërpudhat dhe fuqitë e tyre të mrekullueshme. Duke qenë se janë të pasura me proteina, vitamina, minerale, aminoacide, antibiotikë dhe antioksidantë, ato mund t’ju mbrojnë nga infeksionet dhe sëmundjet. Përfitimet shëndetësore të kërpudhave përfshijnë lehtësim nga nivelet e larta të kolesterolit, ndihmon në parandalimin e kancerit të gjirit, kancerit të prostatës dhe diabetit. Ato, gjithashtu, ju ndihmojnë të bini në peshë dhe të rrisni fuqinë e sistemit tuaj imunitar. Fibra dhe enzimat në përmbajtjen e kërpudhave ju ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit.

1

Për më tepër, përmbajtja e lartë e proteinave që gjendet në to ndihmon për të djegur kolesterolin kur ato treten. Nivelet e balancimit të kolesterolit në mes të kolesterolit LDL (kolesteroli “i keq”) dhe HDL (kolesteroli “i mirë”) është thelbësore në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme kardiovaskulare,(kolesteroli “i mirë”) është thelbësore në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme kardiovaskulare, si arteriosklerozë, sulmet në zemër,  goditjet në tru.

TRAJTON ANEMINË

Pacientët anemikë karakterizohen nga nivele të ulëta të hekurit në gjak, duke manifestuar lodhje, dhimbje koke, zvogëlim të funksionit nervor dhe probleme me tretjen. Kërpudhat janë një burim i mirë hekuri dhe mbi 90% e vlerës së hekurit mund të absorbohet nga trupi, i cili nxit formimin e qelizave të kuqe të gjakut, duke i mbajtur njerëzit të shëndetshëm.

PARANDALOJNË KANCERIN

Kërpudhatjanë shumë efektive në parandalimin e kancerit të gjirit dhe prostatës, për shkak të pranisë së ndjeshme të Beta-Glucans, e cila ka efekte antikancerogjene. Beta-Glucans pengojnë rritjen e qelizave kanceroze në rastet e kancerit të prostatës, dhe studime të shumta kanë treguar vetitë antitumor të kërpudhave, kur aplikohen në mënyrë mjekësore.

PARANDALOJNË DIABETIN

Kërpudhat janë një dietë ideale për diabetikët. Ato nuk kanë yndyra dhe kolesterol, përmbajnë nivele shumë të ulëta të karbohidrateve, kanë përmbajtje të lartë të protein ave dhe një pasuri me vitamina e minerale. Për më tepër, ato përmbajnë insulinë natyrore dhe enzime që ndihmojnë në thyerjen e sheqerit në ushqim. Ata dihen gjithashtu që kanë në përmbajtje përbërës të caktuar, të cilët ndihmojnë në funksionimin e duhur të mëlçisë, pankreasit dhe gjëndrave të tjera endokrine, duke nxitur kështu formimin e insulinës dhe rregullimin e duhur në të gjithë trupin. Diabetikët shpesh vuajnë nga infeksione, veçanërisht në gjymtyrët e tyre, të cilat tentojnë të vazhdojnë për periudha të gjata kohore. Antibiotikët natyrorë në to mund të ndihmojnë në mbrojtjen e diabetikëve nga këto gjendje të dhimbshme dhe potencialisht kërcënuese për jetën.

ULIN PRESIONIN E LARTË TË GJAKUT

Studime të ndryshme kanë treguar se kërpudhat janë të larta në përmbajtjen e kaliumit. Kaliumi lehtëson tensionin në enët e gjakut dhe duke reduktuar kështu presionin e gjakut. Tensioni i lartë i gjakut lidhet me një numër kushtesh vdekjeprurëse, veçanërisht sulme në zemër dhe goditje. Kaliumi gjithashtu rrit funksionin njohës, sepse rritja e qarkullimit të gjakut dhe oksigjenit në tru stimulon aktivitetin nervor. Studimet kanë dalë në përfundimin se nivelet në rritje të kaliumit përmirësojnë kujtesën./Panorama

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top