Lifestyle

July 6, 2018 | 8:10

Këshilla leximi / Një jetë aventurash si në “Shtëpia e vogël në Pyllin e Madh”

Jeta në pyll nuk është e lehtë, ndërsa për kë pëlqen aventurën, mund të jetë një nga ngjarjet më të bukura të jetës. E nëse doni t’i përfshiheni kësaj magjie, nuk do të thotë të shkoni e të vizitoni menjëherë pyjet shqiptare, se aty çoç del, por aventurën mund ta lexoni përmes prurjes më të re letrare nga Omsca-1, romani “Shtëpia e vogël në Pyllin e Madh”.

filmi

Libri rrëfen historinë e fëmijërisë së vërtetë të Laurës, një personazhi të dashur për lexuesit e të gjitha gjeneratave, por që edhe mes rreshtave ofron gjithashtu një pamje të mrekullueshme të jetës dhe historisë së paharrueshme të kësaj familjeje të dashur.

Bazuar në aventurat e jetës reale të Laura Ingalls Wilder, romani “Shtëpia e vogël në Pyllin e Madh” është libri i parë në serinë e çmuar “Shtëpia e vogël”, që ka magjepsur breza të tërë lexuesish.

Libri na paraqet Laurën e vogël, e cila jeton në një kasolle buzë pyjeve të mëdha të Uiskonsinit, së bashku me babanë, mamanë dhe motrat e saj, Meri e Kerri, si dhe me qenin e tyre të dashur, Xhekun.

Jeta në pyll nuk është e lehtë për familjen Ingalls, pasi fëmijët duhet të rriten duke siguruar me forcat e tyre gjithë ushqimin, dhe të përgatiten për t’u përballur me dimrin e ftohtë. Por ata ia dalin më së miri të përballojnë çdo situatë të vështirë që iu del përpara. Ata bëjnë mbjelljet e pranverës, mbledhin të korrat në vjeshtë, festojnë, si dhe bëjnë udhëtimin e tyre të parë në qytet. Çdo natë, në shtëpinë e tyre të vogël, të sigurt dhe të ngrohtë, tingujt e ngrohtë të violinës së babait vënë në gjumë Laurën dhe motrat e saj.

omsca-1

Titulli: Shtëpia e vogël në Pyllin e Madh

Autore: Laura Ingalls Wilder

Përktheu: Viola Robo

Redaktor: Loredan Bubani

Zhanri: Roman

Shtëpia Botuese: OMSCA-1

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top