Marrëdhënie

July 6, 2018 | 8:20

Dieta me pak karbohidrate ul dëshirën seksuale

Kjo lloj ushqyerje dobëson energjinë dhe nivelin e hormoneve e për pasojë, dhe të libidos, (epshit).

1

Aktiviteti seksual kërkon fuqi që vjen edhe nga një dietë korrekte dhe, rrjedhimisht, nga sasia e duhur e ushqyesve. Për këtë arsye, konsumi i disa karbohidrateve ndikon në dëshirën seksuale, duke ditur që karbohidratet prodhojnë serotoninën, e njohur edhe si hormoni i lumturisë.

Në fakt, lidhja midis ushqimit dhe seksit lidhet jo vetëm me rënien e energjisë, por edhe me ndryshimin e nivelit të hormoneve. Siç shpjegon “Ok Salute”, janë të shumtë mjekët dhe nutricionistët, të cilët distancohen nga dietat me proteina dhe karbohidrate të ulëta.

Pak karbohidrate, pak energji

Tanimë është konfirmuar rëndësia e kujdesit ndaj dietave të pasura proteina edhe sipas seksologëve. Ndër efektet anësore mund të ketë një rënie të funksionit të tiroides, një situatë që jo vetëm çon në ndryshim gjendjeje shpirtërore apo lodhje, por godet gjithashtu edhe epshin.

tiroide

Kjo ndodh sepse karbohidratet janë benzina e trupit të njeriut dhe është e natyrshme që nëse ndaloni të hani apo të konsumoni pak, do të ndiheni më të lodhur nga pikëpamja seksuale. Një efekt tjetër i mungesës së karbohidrateve është dhimbja e kokës ose ndjesi gripi, kushte që largojnë dëshirën seksuale.

Pak karbohidrate, ndryshim i hormoneve

Jo vetëm mungesa e energjisë ul dëshirën seksuale. Një reduktim i karbohidrateve gjithashtu mund të ndryshojë mënyrën se si trupi ynë i prodhon hormonet, të cilat janë të lidhura ngushtë me epshin. Hormoni i parë që rritet është kortizoli, ai i stresit. Goditet kështu dhe aksi hipotalamiko-hipofizor-adrenal ose HPA, tre gjëndra thelbësore për të mbajtur hormonet në ekuilibër.

Nëse pastaj dieta e hiper proteinave vazhdon për një kohë të gjatë, sulmohet dhe prodhimi i leptinës, një hormon që mund të ndërhyjë në sferën seksuale.

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi Today.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top