- Shijoni ditët e ftohta plot diell, ditët gri, ditët me shi, për të jetuar kohën që ju takon.
- Ndani dashuri e mirënjohje për ata/ato të cilët ju dhanë e ju japin gëzim, e ju vënë buzëqeshjen që ju shkon aq shumë.
- Bëjini vetes premtime që dini t’i mbani për t’u bërë më të mirë për veten dhe për ata që doni t’i lumturoni.
- Mbusheni vendin ku rrini me aromë besimi e do të ndjeni qetësi shpirtërore.
- Shkruani një letër psikikës tuaj, që çfarë do të përmbushni këtë vit që po vjen dhe realizoheni.
- Që të gjesh motivimin e pozitivitetin që kërkon, fillo të mos bësh veten me faj, por nis të mendosh drejtë, që të bësh mirë.
- Nis të pastrosh të panevojshmet, selekto personat që nuk të besuan apo mirëkuptuan.
- Ji i/e drejtë që të jesh në paqe me veten.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.