Mirëqenie

July 28, 2018 | 8:15

Këshilla për gjumë cilësor dhe jetë aktive / A veproni dhe ju kështu me dyshekun?

 

Qëndrimi i mirë është thelbësor jo vetëm kur jemi zgjuar, por edhe kur flemë. Por ka shumë njerëz që qëndrojnë gabim gjatë gjumit, për pasojë ndihen të lodhur kur çohen në mëngjes. E gjithë kjo, natyrisht, ka pasoja për shëndetin dhe cilësinë e jetës.

1

Shpesh, kur zgjoheni në gjendje jo të mirë, jo të çlodhur dhe me dhimbje shpine, fajësojmë faktin se kemi fjetur pak ose dysheku nuk ka qenë i rehatshëm. Në të vërtetë, cilësia e gjumit varet edhe nga këta faktorë, ndaj rekomandohet zëvendësimi i dyshekut çdo 5-7 vjet.

Megjithatë, me rëndësi janë dhe pozicionet që mbajnë. Ja disa arsye pse bëni gjumë të keq dhe si të rregulloni sjelljen. Së pari, analizojmë pasojat.

Efektet e një pushimi jo cilësor ndjehen si në mendje ashtu edhe në trup. Në librin “Sleep, Interrupted”, Dr. Steven Park thotë se: “Lodhja, apnea e gjumit, dhimbja e kokës, urthi dhe dhimbjet e shpinës, janë disa nga problemet që mund të përkeqësohen nga qëndrimin i gabuar gjatë gjumit”.

Si ta rregulloni? Mund të bëni ndryshime në sjelljet posturale.

Katër pozicionet e gjumit që i bëjnë keq trupit dhe si t’ia dalim?

2

1.Flini me bark

Nëse veproni kështu, atëherë qafa juaj do të lodhet, sepse e vinin nën stres për mënyrën se nga duhet të rrotullohet. Dhimbja është pasoja natyrore.

Ajo gjithashtu ndikon në shtyllën kurrizore, prandaj është normale që mëngjesi të shoqërohet me një dhimbje shpine.

Përpiquni të veproni kështu me këtë ndryshim

Vër një jastëk të vogël nën bark dhe ijë, në mënyrë që të rivendosni shtrirjen e saktë. Nëse si rezultat i këtij ndryshimi ndjeni dhimbje në pjesën e sipërme të shpinës, përpiquni të flini pa jastëk .

2.Flini si “yll deti”

Këtij pozicioni i përshtaten ata që flenë me shpinë me duart mbi kokë. Kjo krijon një presion mbi nervat e shpinës së sipërme; e cila pasohet me dhimbje në shpatulla.

3.Flini me krahë të hapur, të shtrirë

Ky pozicion kufizon rrjedhjen e gjakut dhe shkakton presion mbi nervat. Efekti anësor, në përgjithësi, është dhimbje në shpatulla, krahë dhe bel. Nëse flini në anën e djathtë, kjo listë çrregullimesh mund të përfshijë edhe urthin, për shkak të një stimulimi të mundshëm të refluksit gastroesophageal.

Provo të ndryshosh me këtë qëndrim

Nëse jeni duke fjetur në anën e majtë, përpiquni të mbani krahët mbi trup. Në këtë mënyrë do të mbani kurbën natyrore të shpinës dhe do të zvogëloni dhimbjen në qafë dhe bel, madje do të mbanin nën kontroll edhe gërhitjen.

4.Të flini në pozicionin fetus

Ky është pozicioni më i përhapur dhe ndoshta ai që  lëndon më shumë: mungesa totale e mbështetjes për qafën dhe shpinën shkakton dhimbje në kolonën vertebrale edhe gjatë jetës. Gjithashtu ndikon negativisht në frymëmarrje.

Provoni të ndryshoni kështu:

Vendos një jastëk të vogël midis gjunjëve. Mundohuni të mos e shtrini krahun nga jashtë dhe mos ushtroni presion mbi shpatullat dhe krahët tuaj.

Pamë pozicionet që është mirë të shmangen ose korrigjohen, por cili është pozicioni më i mirë për të fjetur?

Pozicioni më i mirë është ai që shmang dhimbjet e shpinës.

Për të shmangur dhimbjen tipike mbrapa, është mirë të flemë në një pozicion të shtrirë, pastaj me bark, me krahë anash. Ndiqni një hile të vogël: vendosni nën gjunjë, një jastëk, i cili do të ndihmojë kolonën që të mbajë kurbën e saj në pjesën e poshtme të shpinës. Për të marrë më shumë mbështetje, përpiquni të vendosni një peshqir të mbështjellë nën bel.

3

Po kur vuan nga cervikalja?

Kjo është një pyetje që e bëjnë shpesh pacientët.

Këshilla më e mirë është që të “dëgjoni qafën”: duhet të provoni më shumë pozicione dhe të ndryshoni lartësinë e jastëkut derisa të gjeni ato në të cilat qafa është më pak e kontraktuar dhe e dhimbshme.

Gjithashtu nëse flini gjithnjë me shpinë, është më mirë të përdorni një jastëk të ulët, ndërsa për ata që flenë në anë, preferohet të kenë një jastëk të trashë ose dy të ulët, në mënyrë që hunda të jetë në përputhje me gjoksin, kështu që koka është e drejtë me trupin.

Duhet gjithashtu të thuhet se kur ka dhimbje, trupi tenton të marrë pozicionin në të cilën ndihet më pak dhimbja.

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi sanroccochiropratica.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top