Nga Prof.Assoc.proc.Doc.Dr. Ilia S. Larti
Janë një sërë këshillash për të cilat shkencëtarë dhe studiues përcjellin për një edukim të mbarë dhe të shëndetshëm. Konkretisht, ato bazohen në sistemin e menaxhimit të sjelljes tek fëmijët, mbështetjen ndaj tyre për të promovuar veprime të përshtatshme. Për t’ia nisur mbarë, si prindërit dhe mësuesit, duhet të ruajnë një mjedis të strukturuar dhe të qëndrueshëm.
1.Bërja e akomodimit për pikat e forta dhe dhuntitë
Jepni ndihmesën psiko-pedagogjike sa më cilesore, pse jo dhe speciale për nxënësit me dhunti (për shpejtim, diferencim, etj), duke qenë sa cilësore dhe nga më të përshtatshmet;
Përgatisni dhe zhvilloni programe që të kenë njohuri të thella dhe aktivitete të pasura;
Vëzhgoni pikat e forta të nxënësve, interesat dhe pasionet për të zgjuar kureshtjen e nxënësit për materialin mësimor, dhe demonstrimin e të kuptuarit, pra “të mësojnë duke aplikuar”.
2.Bërja e përpjekjeve për rritjen e aftësive profesionale të mësuesve dhe për të eliminuar dobësitë
Përdorni teknologjinë më të avancuar, për të rritur aftësitë që ët jenë sa më të plota dhe sa më bashkëkohore;
Përdorni metoda dhe praktika sa më rezultateve për sa i përket mësimdhënies; bëhuni pjesë aktive e trajnimeve dhe specializimeve, si dhe e njohjes së udhëzime për ndërtimin dhe aplikimin e strategjive për mësimdhënie dhe të nxënit.
Mësojuni nxënësve të shprehin lirshëm mendimin kritik dhe ndryshe, në lidhje me nevojat e tyre;
Sqaroni dhe udhëzoni në lidhje me metodën, mënyrën e zhvillimit dhe realizimit të testimeve (vendi, kohëzgjatja, ana teknike e vlerësimit tej).
3.Jepni udhëzime direkt për të promovuar suksesin në klasë
Jepni udhëzime direkt për aftësitë në fushat e ndikuara nga paaftësia (p.sh lexim, shkrim, matematikë, etj)
4.Adresojuni nevojave social/emocionale të nxënësve
Nxisni një mjedis të të mësuari sa mëtë sigurtë.
Jepuni nxënësve mundësi të bisedojnë (me grupe të vogla ose me profesionistë), rreth stresit dhe teknikave të çlirimit nga stresi.
Jepuni mundësi të ndërveprojnë me nxënës të tjerë me dy drejtimet të veçanta (nevojave social/emocionale);
Ndërtoni shoqëri anëtarësh me të rritur të suksesshëm që kanë dy veçoritë (nevojave social/emocionale).
5.Adresojuni nevojave të sjelljeve të nxënësve
Ruani një mjedis të strukturuar dhe të qëndrueshëm në klasë(sistemi i menaxhimit të sjelljes);
Jepini mbështetje sjelljes pozitive për të promovuar veprime të përshtatshme:
Drejtoni analiza sjelljesh funksionale kur duhet të përcaktoni domosdoshmërisht funksionin e sjelljes;
Mësoni sjellje pozitive për të zëvendësuar sjelljet negative dhe të padëshiruara.
Këshilla për prindërit kur ata kanë fëmijët të talentuar
1.Gjeni një mësues për të cilin e dini që është i zoti në punën e tij profesionale sa dhe fisnike, sepse ai te fëmija do të zhvillojë: durimin, disiplinën dhe respektin. Natyrisht, fëmija do të jetë i kënaqur nëse e mëson dikush që i pëlqen dhe dikujt që ai i beson.
2.Le të jenë pritshmëritë tuaja realiste. Sigurisht, që keni dëgjuar për stereotipie, se si prindërit me çdo çmim dëshirojnë që fëmijët e tyre të jenë të suksesshëm, duke mos menduar për ndjenjat e vogëlushëve. Për këtë, u krijoni fëmijëve një hapësirë që ata të shprehin e manifestojnë prirjet, talentin e tyre, ju kështu bëni të mundur një fakt, që fëmijët tuaj të jenë të kënaqur, të lumtur dhe të entuziazmuar me atë çfarë bëjnë..!
3.Ndonjëherë fëmijët janë të ngadalshëm, prandaj do të ishte mirë që në marrëveshje me mësuesin t`i vendosni qëllimet. Po ashtu, hulumtoni për programet speciale apo kampet ku fëmijët mund të shoqërohen me fëmijët e tjerë dhe të mësojnë në fushat me interes të përbashkët.
4.Bëni përparim. Fëmijët e talentuar zakonisht dëshirojnë perfeksion dhe për këtë mund të jenë nën stres të madh nëse nuk e përfundojnë një gjë ashtu si e kanë menduar. Në asnjë mënyrë nuk duhet t`i përqeshni apo t`i nënçmoni për këtë gjë. Për çdo përparim të vogël, bëjini të ditur që jeni krenar për të apo shpërblejeni dhe i thoni që të gjithë njerëzit ndonjëherë gabojnë.
5.Për në fund, ndonjëherë fëmija dëshiron të jetë fëmijë. Edhe nëse vogëlushi jep rezultate sikurse i rrituri, keni parasysh që ndonjëherë do të dëshirojë të përkëdhelet me ju, të dëgjojë përralla për natë, por dhe i pëlqen që të shoqërohet me moshatarët e tij, të cilit për këto të mos i sillen pegesa.
Në këtë kontekst cilësojmë:
Bisedoni me fëmijën tuaj çdo ditë. Hulumtimet tregojnë se fëmijët, kur prindërit e tyre u flasin gjerësisht, që kur ata janë foshnja kanë nivelin e inteligjencës në mënyrë të konsiderueshme më të lartë dhe fjalorin më të pasur se fëmijët të cilët nuk kanë marrë stimulim verbal.
Mos kini frikë ti jepni fëmijës tuaj disa kohë që të rrijë në mënyrë të pavarur, gjithashtu. Ju mund të pini një kafe ose të bisedoni me një shoqe ndërkohë që ai loz me lodrat e tij. Në fakt foshnjat mësojnë shumë edhe nga dëgjimi i bisedave tuaja me dikë tjetër. Pra, mos kini ndjenjë faji për të biseduar në telefon, ndërsa bebi juaj po luan në dysheme! Dije, se ai ecën, mëson dhe është duke u zhvilluar gjithë kohës. Lërini fëmijët të rriten..!
Për kuptueshmëri dhe të nxënë sa më cilësor
Teoria e inteligjencave të shumëfishta
Howard Gardner, profesor i edukimit dhe psikologjisë në Universitetin e Harvardit, në vitin 1983, formuloi një teori të inteligjencës e njohur si “Teoria e Inteligjencave të shumëfishta. Sipas kësaj teorie inteligjenca është në një sasi të konsiderueshme më e shumëllojshme dhe më shumëpalëshe, se sa e pranon nocioni i inteligjencës së përgjithshme. Për dallim nga shumë studiues psikometrik. Gardneri nuk e mbështet inteligjencën vetëm në analizën e faktorëve të testeve të standardizuara, për të nxjerrë përfundime rreth formave të ndryshme të inteligjencës dhe se testet e tilla psikometrike lënë mënjanë shumë aspekte të inteligjencës, respektivisht përjashtojnë paraqitjet e inteligjencave, të cilat janë mjaft të rëndësishme për një jetë të suksesshme.
Teoria e inteligjencave të shumëfishta të Gardnerit, në fillim përbëhej prej shtatë llojeve të inteligjencave si:
Verbale-gjuhësore
Intepersonale
Intrapersonale,
Logjike- matematike
Pamore-hapësinore
Muzikore-ritmike
Trupore-kinestike
Kohët e fundit, Gardnerit ia shton (postulon), teorisë së vet edhe të ashtuquajturën “inteligjencë natyrale”, si tip i tetë i inteligjencës. Po kështu ka, dhe dy tipe të tjera të reja të cilat flasin mbi termat “kandidatë”, për t`ju bashkuar modelit ekzistues të inteligjencës, të cilat janë: ajo ekzistenciale dhe spirituale që mbartin shënimin simbolik (Ziegler & Heller, 2000).
Teoria e Gardnerit është e lidhur ngushtë me kreavitetin. Dimë se çdo kush e njeh kreativitetin, një numër i vogël i njerëzve merr guximin të merret me kreativitet. Kreaviteti është rrugën shumë i vogël i njerëzve merr guximin të merret me kreativitet. Kreativiteti është rrugë që dërgon në inovacion dhe zbulim. Kreativiteti zakonisht shfaqet te njeriu kur ai e aktivizon anën e majtë (hemisferën e majtë), dhe të djathtë (hemisfera e djathtë), të trurit. Kur të dy anët e trurit (hemisfera e majtë dhe të djathtë), janë aktiv. Kur të dy anët e trurit (hemisfera e majtë dhe e djathtë), janë aktivë, atëherë truri prodhon ide origjinale (kreativitet). Për të aktivizuar anën (hemisferën) e djathtë të trurit, zakonisht njeriu duhet të merret me inteligjencën muzikore-ritmike dhe inteligjencën pamore-hapësinore. Por edhe inteligjencat e tjera e inspirojnë anën (hemisferën) e majtë të trurit.
Me kombinimin e inteligjencave krijohen kushte ideale për kreativitetet si:
Inteligjenca verbale-gjuhësore (e njohur edhe si inteligjenca linguistike). Kjo inteligjencë bazohet në aftësinë e nxënësve të mësojnë përmes tregimeve, fjalëve, shënimeve etj. Përfshin gjuhën dhe ka të bëjë, jo vetëm me mësimin e gjuhës, por edhe me përdorimin e mirë të saj. Pra, favorizon aftësitë verbale.
Inteligjenca logjike-matematike. Nxënësit që kanë dominonte këtë inteligjencë u pëlqen që të zgjidhin, krijojnë dhe prezantojnë probleme logjike, si dhe të llogarisin dhe eksperimentojnë. Kjo inteligjencë, në fushën e matematikës dhe shkencës, mund të zbatohet në çdo fushë të krrikulumit (Amstrong, 1994).
Psikologji konjunktive
Korteksi cerebral dhe roli i hemisferave
Dihet se korteksi ose Korja e trurit të madh, si pjesë përbërëse e tij është e ndërtuar prej 6-7 shtresave qelizore dhe ka si funksion kryesor përpunimin e informacionit që sjellin fijet nervore dhe fibrat e brendshme duke e përcjellë atë nga njëra pjesë e trurit në zonën tjetër. Pra, korteksi cerebral organizon dhe kontrollon funksionet ndijuese dhe motorike, por në mënyrë shumë paleshe. Ky funksion i tij është i lidhur me regjistrimin e informative që sjellin fijet nervore nga sistemi i receptorëve brenda ose jashtë organizmit, përpunimi dhe organizimin e brendshëm mendor të informacionit si dhe përshtatjen e individit me kushtet e jetesës dhe të veprimtarisë.
Hemisferat cerebrale (hemisfera e majtë dhe ajo e djathtë)
Në tërësinë e tij korteksi cerebral ndahet në dy hemisfera të mëdha: Hemisfera e majtë dhe ajo e djathtë. Kjo ndarje është e lidhur me funksione të përcaktuara dhe të specializuara të tyre. Kështu, hemisfera e majtë në përgjithësi, siç përcaktojnë studiuesit, kontrollon anën e djathtë të trupit, ndërsa hemisfera e djathtë kontrollon anën e majtë të tij. Sipas mjaft studiuesve (Sperry, 1976 dhe Levy, 1985), përveç funksioneve të veçanta, të dyja hemisferat integrohen në punën e tyre, pasi ato së bashku sidomos te qeniet njerëzore realizojnë funksionet më të larta të trurit që lidhen me të menduarin, me veprimet mendore dhe me arsyetimin.
Në këtë këndvështrim shohim më konkretisht se:
Hemisfera e majtë, kryen më tepër funksione analitike dhe logjike, kontrollon shprehitë gjuhësore dhe kuptimin e fjalëve, shprehitë e leximit dhe të njësimit, pra njeriu nëpërmjet kësaj hemisfere tregohet më logjik dhe më i përqendruar.
Hemisfera e djathtë, është e lidhur më tepër me kontrollin e aktivitetit joverbal, të pamjeve të ndryshme, me veprime e aktivitete orientuese, hapësinore artistike e muzikore, me imagjinatën, me emocionet e të tjera, pra njeriu nëpërmjet kësaj hemisfere tregohet më intuitiv (spontan).
Të dyja hemisferat marrin informacion njëkohësisht dhe funksionojnë aftësitë njohëse të trurit në përgjithësi, duke kapërcyer në këtë mënyrë atë që quhet: “Sindroma e shkëputjes së hemisferave”. Kështu, sipas studiuesve, nëse ka dëmtim të hemisferës së majtë, subjektet kanë vështirësi në përpunimin e informacionit, në të mbajturit mend dhe në riprodhim informacionit, ngjarjeve e të tjera. Nga ana tjetër, nëse ka dëmtime në hemisferën e djathtë, individi ka më tepër vështirësi për të përpunuar dhe për të mbajtur mend informacione joverbale, për të krijuar imazhe, pamje të ndryshme, ka vështirësi orientuese gjatë njohjes, vështirësi për të shprehur emocionet e të tjera.
Këto aspekte funksionale të trurit njerëzor, kanë rëndësi të njihen, sidomos nga specialistët që merren me formimin dhe edukimin e fëmijëve por edhe të rriturve. E theksojmë këtë, pasi si rezultat i traumave psikike që në lindje dhe më vonë; si rezultat i aksidenteve të sistemit nervor, ku për pasojë sjellin vështirësi, gjatë të nxënit dhe këto vështirësi mund të lidhen para së gjithash edhe me funksionet e hemisferave cerebrale. Sigurisht që njerëzit e tillë duhet të trajtohen disi në mënyrë të veçantë.
Test
Për të përcaktuar se cila hemisferë është më dominante te një njeri..!
Nr: | Pyetjet për personin që do të testohet | Shpjegimet për hemisferën e majtë | Shpjegimet për hemisferën e djathtë | Rezultati hemisfera e majtë | Rezultati
hemisfera e djathtë |
1 | Kur ecni në një sallë kinemaje, apo auditor, në cilën anë preferoni të kaloni, në anën e majtë apo të djathtë | E majta ka dominante të djathtën | E djathta ka dominante të majtën | ||
2 | Kur bëni një provim, cilat pyetje preferoni, të hapurat apo të mbyllurat? | Pyetjet (po ose jo) të mbyllura | Pyetjet (të gjata) të hapura | ||
3 | A ju pëlqen që t`i mbani sendet personale në vendin e duhur, apo nuk iu kushtoni kujdes? | Në vendin e duhur | Nuk iu kushtoni kujdes | ||
4 | Kur mësoni një kërcim është më e lehtë për ju:
të ndiqni udhëzimet e instruktorit, apo të ndiqni radhën e veprimeve dhe të flisni gjatë kërcimit? |
Ndiqni udhëzimet e instruktorit? | Ndiqni radhën e veprimeve dhe të flisni gjatë kërcimit? | ||
5 | A mund ta tregoni orën edhe pa e parë atë, apo e shikoni me kujdes? | E tregoni edhe pa e parë | E shikoni me kujdes | ||
6 | Kini më të lehtë të kuptoni, algjebrën apo gjeometrinë? | Algjebrën | Gjeometrinë | ||
7 | Kini më të lehtë të mbani mend emrat, apo fytyrat? | Emrat | Fytyrat | ||
8 | Preferoni t`i tregoni ndjenjat tuaja me anën e vizatimeve apo me anën e letrave? | Me anën e letrave | Me anën e vizatimeve | ||
9 | Kur dikush flet me ju, i kushtoni rëndësi asaj që thuhet, apo mënyrës se si thuhet? | Ajo që thuhet | Mënyra se si thuhet | ||
10 | Vendi ku ju studioni është i organizuar dhe i rregullt, apo nuk i kushtoni rëndësi ambientit? | I organizuar dhe i rregullt | Si kushton rëndësi | ||
11 | Kur lexoni një libër është më e lehtë të fokusoheni në idetë kryesore, apo në detajet e tij? | Idetë kryesore | Detajet | ||
12 | Kur komunikoni me dikë, përdorni shumë gjestet (gjuhën e trupit)? | Pozitivisht (po) | Negativisht (jo) | ||
13 | Ndjeheni më komod kur bëni gjëra që janë për të qeshur, apo kur përcillni gjëra të mirë menduara? | Përcjell gjëra të mirë menduara | Bën gjëra që krijojnë atmosferë për të qeshur | ||
14 | Procesi i të menduarit te ju, është më mirë në pozicionin shtrirë, apo duke qëndruar drejt? | Pozicioni drejt | Pozicioni shtrirë | ||
15 | Në matematikë për një problem të dhënë, jeni në gjendje të jepni përgjigjen e saktë, apo nuk e shikoni të arsyeshme të tregoni rrugën e zgjidhjes? | Jeni në gjendje të jepni përgjigjen e saktë | Nuk e shikoni të arsyeshme të tregoni rrugën e zgjidhjes | ||
16 | Shuma e përgjigjeve për hemisferën e majtë dhe atë të djathtë |
Shënim: Vlerësimi, pra dominimi i hemisferave te një njeri i testuar, do të dalë nga shuma e mbledhjes së përgjigjeve për çdo hemisferë. Pra, ajo që do të ketë më shumë vlerësime do të jetë dhe dominantja.
Si mund ta vlerësojmë një njeri që është inteligjent !?
Çfarë është inteligjenca?
Inteligjenca është aftësi mendore për të zgjidhur situata të reja të krijuara ose të vështira; aftësia për të mësuar nga eksperiencat; aftësia e ambientimit; aftësia e përcaktimit të saktë të lidhjeve të rëndësishme dhe marrëdhënieve, me ndihmën e të cilëve zgjidhim probleme të reja dhe orientohemi në situata e ndodhura. Është njëra nga rrethanat me siguri më të rëndësishmet dhe sigurisht më të folurat, të cilën e përmend edhe psikologjia e sotshme. Vlera e saj është koeficienti i inteligjencës, do me thënë KI.
Çfarë është koefieçineti i inteligjencës (KI)?
Koeficienti i inteligjencës (KI) është numri, i cili përshkruan inteligjencën e njeriut në krahasim me popullatën tjetër.
Sa është vlera mesatare e KI?
Si vlerë mesatare e KI quhet KI nga 90–110, të cilën e ka rreth 50% e popullatës.
Cilat janë shkallët e inteligjencës?
deri më 120 Inteligjenca mbi mesataren – studion shkollën e lartë, nëse punon shumë mund të arrijë të gjejë vend pune të shkëlqyeshëm (12%)
deri në 110 Inteligjenca e lartë mesatare – shkollën e lartë e studion me probleme. Me përkushtimin dhe nëse punon shumën mund të arrijë nivel shoqëror si kategoria e mëparshme (25%)
deri në 100 Inteligjenca mesatare – ka aftësi për të dhënë provimet e maturës, në punë gjen pozicion mesatar (25%)
deri në 90 Inteligjenca e dobët nën mesataren – aftësi për të mbaruar shkollën tetëvjeçare dhe gjen vend të mirë pune tek profesionet manuale (10%)
deri në 80 Shkallë e ulët e të menduarit dobët – me probleme mbaron shkollën nëntëvjeçare, i suksesshëm në shkolla të veçanta (10%)
deri në 70 Debilitet, mendon dobët – nëse drejtohet siç duhet, mbaron shkollën e veçantë (6,8 %)
deri në 50 Imbecilitet, shkalla e mesme e të menduarit dobët – nuk edukohet, por arrin të mësojë se si të kujdeset vetëm për veten e tij (2%)
do 20 Idiot, shkalla e të menduarit tepër e dobët – nuk edukohet dhe nuk mësohet të kujdeset për veten e tij (0,2 %)
Koeficienti i inteligjencës (K.I), bazohet në konceptet e moshës mendore dhe të moshës kronologjike.
Shembull:1 Njeriu mund të jetë 10 vjeç, mendërisht mund të jetë po kaq, por edhe më shumë dhe më pak.
K I, përcaktohet nga raporti i moshës mendore të njeriut me moshën kronologjike, shumëzuar me 100.
Mosha mendore 10
K I = ————————– X 100 = X 100 = 1
Mosha kronologjike 10
= 1 X 100 = 100 > kjo quhet inteligjencë mesatare.
Shembull Nr: 2 . Mosha mendore 12, mosha kronologjike 10.
12
K I = ——— X 100 = 1.2 X 100 = 120
10
Treguesi 120 shfaq apo përcjell se ky person di të zgjidhë detyra më të vështira se sa personi tjetër me inteligjencë 10.
Vlera e këtij koeficienti qëndron në faktin se ai mundëson krahasimin e inteligjencës së njerëzve të ndryshëm. (kjo quhet teoria e Binesë, viti 1900)
Teoritë për inteligjencën
Ka shumë psikologë që argumentojnë teoritë e tyre për njeriun inteligjent. Këtu po përmendim disa prej tyre si më të pranueshmet apo që argumentojnë më bindshëm.
1.Teoria e Spermanit (angles)
Njeriu inteligjent e kap thelbin e gjërave shpejt.
Merr vendime të drejta.
Është interesant në biseda tej.
2.Teoria e Thërnstounit (amerikan). Inteligjencën ky psikolog e shikon në ushtrimin e 7 aftësive mendore si:
Aftësia hapësinore.
Shpejtësia perceptive.
Aftësia numerike.
Aftësia verbale.
Kujtesa.
Rrjedhshmëria në të folur.
Arsyetimi.
3.Teoria e Gaillfordit.
Për këtë psikolog, inteligjent është ai njeri që ka këto tri aftësi mendore:
Kryen 5 operacione mendore ( veprime kur njeriu mendon)
Mban mend 4 përmbajtje (fjalë)
Nxjerr 6 produkte (përcjellja e ideve, pasi është menduar në mënyrë përfundimtare).
Këto operacione, përmbajtjeje dhe produkti japin gjithsej 120 faktorë të inteligjencës njerëzore.
P.sh: kur një njeri lexon një faqe libri, aktivizon këto tre aftësi:
1.Operacionin
njohjen
kujtesën
vlerësimin
2.Përmbajtjen
fjalët
sjelljet
kulturën
moralin
mesazhin
3.Produktin
arritjet
klasifikimi
konkluzionet
Mendime të ndryshme për inteligjencën
Grekët e lashtë, quanin inteligjent ata njerëz që, kishin zotësi oratorike.
Kinezët kanë quajtur inteligjent, njeriun që ishte i zoti për të shkruar.
Disa fise afrikane, inteligjent quanin njeriun, që ishte i zoti për të gjuajtur.
Sipas Uekswllerit, si hartuesi më i madh i testeve në botë inteligjenca është: kapaciteti i përgjithshëm i njeriut për të vepruar sipas një qëllimi, për të menduar në mënyrë racionale dhe për tu marrë efektivisht me mjedisin. Pra inteligjenca është një proces, dhe një kapacitet.
Në kohën tone, inteligjenca nuk është një fakt por një koncept.
Për disa është tërësia e aftësive mendore, për ca të tjerë, faktor themelor për të gjitha veprimtaritë e njeriut.
Kuptimi për aftësinë
Aftësi (‘Ability,): Aftësiaështë njëveçori psikike individuale, sa dhe një cilësi e personalitetit, ku prej sëcilës varet shpejtësia në kryerjen e suksesshme të një pune, ose kur këtë punë e kryejnë njerëz me përvojë thuajse të njëjtë dhe tê shtyrë nga i njëjti motiv. Aftësitë janë të shumëllojshme, gjejnë shprehjen në çdo veprimtari, por shprehjen me të lartë e kanë në veprimtarinë krijuese. Aftësia, nuk është veçori biologjike e lindur, nuk trashëgohet, por kushtëzohet nga dispozitat, me të cilat njeriu vjen në jetë.
Zhvillimi i aftësive varet nga veprimtaria e subjektit, nga kushtet ekonomiko-shoqërore, nga njohuritë, shkathtësitë dhe prirjet. Aftësiaarrin shkallën e përsosmërisë mbi bazën e shprehive (komponent i automatizuar i veprimtarisë së vetëdijshme të njeriut, që formohet si rrjedhojë e ushtrimeve të shumta), të qëndrueshme.
Aftësitë ndahen në tri grupe:
- a) intelektuale:Të cilat kanë të bëjnë me njohjen e raporteve thelbësore të dukurive dhe të objekteve dhe që ndihmojnë në zgjidhjen e çështjeve të ndërlikuara në veprimtarinë teorike dhe praktike të individit.
- b) motorike:Të cilat kanë të bëjnë me kryerjen e lëvizjeve të ndryshme të trupit e që përcaktojnë gatishmërinë dhe suksesin e individit në kryerjen e punëve të ndryshme, ku një nga më kryesoret është-aftësia e bashkërendimit të lëvizjeve të organeve të të prekurit me lëvizjet e gishtërinjve etj.
- c) sensorike:Të cilat–kanë të bëjnë me mundësinë e shqisave për dallimin e cilësive dhe të intensitetit të ngacmuesve të ndryshëm. Njohja e aftësive ndihmon në zgjedhjen e suksesshme të profesionit. Shkallët më të larta të zhvillimit dhe të shfaqjes së aftësive janë:
dhuntia
talenti
dhe i të qenit gjeni
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.