Mirëqenia fillon nga fiziku dhe arrin në mendje: mjaftojnë disa gjeste të përditshme për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe të shëndetit tonë.
Mirëqenia: Kjo është një fjalë që ne jemi mësuar ta dëgjojmë dhe ta shqiptojmë. Por, shumë shpesh na duket një objektiv shumë i largët, pothuajse i paarritshëm. Megjithatë, pa pasur nevojë të mendojmë për mjetet e mrekullueshme ose ndoshta për recetat ekzotike, mjaftojnë disa zakone të thjeshta, për të nxitur mirëqenien e përgjithshme. Dhe meqenëse ka një lidhje të ngushtë mes trupit dhe mendjes, për të mbajtur larg sëmundjet dhe për të jetuar më mirë, të përpiqemi të vëzhgojmë jetën tonë dhe me siguri do të zbulojmë se mund të bëjmë diçka më shumë për veten.
Gjumë ripërtëritës: gjumi është i mirë për shëndetin, nuk ka nevojë ta thonë shkencëtarët. Një gjumë i mirë rimbush energjitë, ndihmon sistemin imunitar, ul hipertensionin dhe nxit kujtesën. Kur flini pak ka shumë gjasa që të veproni pa u menduar. Të flesh është thelbësore kështu që duhet të shmangni qëndrimin shumë vonë në darkë kur e dimë se duhet të çohemi herët në mëngjes; dhe gjatë fundjavës, në vend që thjesht të bëjmë punët e shtëpisë, le të marrim një sy gjumë: një luks i vërtetë që gjithsecili duhet t’ia lejojë vetes.
Gatimi: të gatuash nuk do të thotë vetëm të ushqehesh, por është një kalim kohe i shkëlqyer, si dhe një mënyrë e jashtëzakonshme për t’u kujdesur për veten dhe njerëzit që duam. Edhe shpenzimet, e bëra me kujdes, duke zgjedhur me kujdes përbërësit më të mirë, më të freskët dhe sezonalë, është një mënyrë e shkëlqyer për t’u larguar nga shqetësimet dhe për t’i dhuruar vetes pak mirëqenie. Do të jetë një mënyrë për të përgatitur ushqime të shijshme apo edhe preparate të thjeshta, të shëndetshme dhe ushqyese. Fuqia terapeutike e ushqimit të mirë.
Dielli: tashmë e dimë se drita është një antidepresant natyror. Nuk është rastësi që njerëzit në vendet e Veriut rrisin sindromat e tyre depresive gjatë periudhave të gjata të dimrit. Ekspozimi ndaj diellit, me kujdes dhe vëmendje, është një ilaç i vërtetë për trupin. Dielli është aleati ynë më i mirë kundër osteoporozës, rakitave, por edhe kundër humorit të keq. Kështu që të përgatisim kostumin, peshqirin dhe kremin solar.
Kundërshtimi: të thuash jo është e vështirë, shumë e vështirë. Ndonjëherë nuk mundemi as me fëmijët tanë! Megjithatë, të dish se si të kundërshtosh është absolutisht terapeutik, sepse duke thënë jo fillojmë të kuptojmë nevojat tona dhe të pohojmë veten. Të mësosh të thuash jo ka një ndikim pozitiv në shëndetin tonë: pothuajse gjithmonë e kuptojmë kur kalojmë kufijtë tanë ose kur të tjerët e bëjnë. Trupi ynë lançon mesazhe që mund të shkojnë nga ndjenja e paqartë e shqetësimit, nga ankthi dhe nga sëmundjet e stresit.
Marrëdhëniet seksuale: seksi është pa dyshim një nga mënyrat më të këndshme për të mbajtur trupin në formë. Por, përveçse është një mënyrë e mirë për të djegur kalori, gjatë marrëdhënieve seksuale çlirohen endorfina dhe oxytocina, shumë efektive për parandalimin e problemeve kardiovaskulare, për të mos përmendur që stimulojnë humorin tonë. Kështu që, seksi përmirëson cilësinë e jetës sonë dhe forcon marrëdhëniet tona. I këndshëm, i lehtë, ekonomik: absolutisht, mos qëndroni asnjëherë pa të.
Burimi / http://gazeta-shqip.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.