FB

April 7, 2021 | 8:40

Këshilla për prindërit: si të përballoni grindjet e fëmijëve

Grindjet mes fëmijëve janë gjithmonë një burim stresi për prindërit. Por përveçse janë shfaqje e xhelozisë mes vëllezërve, kanë edhe një tjetër funksion: bëjnë të mundur që çdo fëmijë të tregojë identitetin e vet. Nëse bërtet, shtyn, i tërheq flokët vëllait ose motrës, nuk bën gjë tjetër, veçse shpreh fort zemërimin dhe dëshirat e tij pa qenë i pavëzhguar. Pra, ekziston.

Sherret u lejojnë fëmijëve edhe të vihen në provë duke vlerësuar kufijtë e veta dhe ato të motrës ose vëllait; të përballen me ekzistencën e tij, mëson se nëse rreh apo fyen, rrezikon të jetë gjithashtu i rrahur ose i fyer. Kjo fazë është e rëndësishme për të ardhmen. Sidoqoftë, nevojitet që prindërit t’u mësojnë rregullat dhe kufijtë fëmijëve.

 

1. Kur grindjet degjerojnë

Lërini fëmijët t’i rregullojnë vetë gjërat mes njëri-tjetrit. Mos ndërhyni në një sherr duke marrë pozicion, përndryshe do të thotë se po shprehni një preferencë. Por as mos lejoni që grindjet të degjenerojnë në beteja të vërteta me grushte dhe fjalë sulmuese.

Bëni të mundur që fëmijët të kuptojnë mirë se nuk do ta toleroni që dhuna fizike dhe ajo verbale të shndërrohen në një mënyrë komunikimi. Grindeni? Dakord, shprehuni, por mos kërkoni të dëmtoni tjetrin.

U takon prindërve të stabilizojnë nivelin e lejueshëm të agresivitetit, por një kufi i tillë nuk mundet kurrë të kapërcehet. Dhe ky është një rregull në çfarëdolloj moshe: edhe nëse janë të vegjël, fëmijët kuptojnë shumë mirë.

 

2. Diskutoni me fëmijët

Të flisni është themelore për të shprehur çfarë keni brenda. Nëse vini re se sherri shkon në një konflikt të rëndësishëm ose njëri nga fëmijët është veçanërisht i lënduar, organizoni një “tryezë të rrumbullakët”, ku çdo fëmijë të ketë mundësinë për t’u shprehur pa u shqetësuar. Ndihmojini fëmijët të flasin për çfarë mendojnë. Inkurajoni diskutimin. Pra, sherri duhet të kthehet në një dialog konstruktiv. Këto momente të shkëmbimit verbal i lejojnë fëmijët (edhe prindërit) të kuptojnë se mund të zgjidhet një konflikt edhe pa përdorur forcën.

 

3. Të grinden që të rriten

Grindjet janë të pashmangshme dhe janë pjesë e jetës. Prandaj, mos kërkoni t’i eliminoni krejtësisht: do të humbisnit vetëm kohë dhe energji. Kujtohuni se fëmijët tuaj kanë nevojë edhe të grinden, në mënyrë që të rriten. Lejoni që një pjesë e dhunës të shprehet, me kushtin që të mos degjenerojë. Dashuria nuk është e bukur nëse nuk ka sherre!

 

Përgatiti: Manjola EREQI   |   Burimi: PsycoWorld

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top