Mirëqenie

December 10, 2016 | 6:08

Këshilla praktike për të luftuar urinë psikologjike

1

-Uria psikologjike zgjat vetëm disa minuta. Përpiquni që këto momente t`i kaloni me një punë që nuk ka të bëjë me të ngrënit. Do të shikoni që pas 15 minutash do të kalojë gjithçka.

-Një çamçakiz në gojë mund të shpëtojë nga uria e papritur. Nga mbllaçitja e tij mund të ndiheni të ngopur, këtë e ka provuar edhe një studim i fundit i Universitetit të Liverpulit.

-Lani dhëmbët. Higjena gojore dhe shija e mentes neutralizojnë urinë e papritur dhe dëshirën për të ngrënë diçka të ëmbël.

-Shtypni me gishtin tregues zonën midis hundës dhe buzës së sipërme disa herë për rreth 15-20 sekonda. Stimulimi i kësaj zone ndikon drejtpërsëdrejti në zonën e oreksit në tru dhe bllokon urinë e papritur.

-Por çfarë mund të bëjmë për të ulur numrin e krizave të urisë së papritur? Për hir të shëndetit tuaj dhe kundër urisë së papritur pini të paktën dy deri në tre litra lëngje në ditë – më e mira do të ishte ujë apo çaj.

-Pini shpesh dhe në gllëjnka të vogla ujë të vakët apo çaj. Kështu jo vetëm që do të mbushni stomakun, por edhe do të pastroni trupin nga lëndët helmuese.

-Mos lini asnjë vakt jashtë regjimit ushqimor! Nëse hani pak gjatë ditës atëherë në mbrëmje trupi juaj do të reagojë me një uri të fortë. Hani patjetër dhe mirë mëngjes për të evituar kriza të urisë së mëvonshme!

-Mos e luftoni urinë e fortë që nuk do të kalojë për një kohë të gjatë. Nëse krizat e saj janë të vazhdueshme atëherë dorëzohuni dhe hani patjetër diçka. Më mirë do të ishte kos frutash, sallatë apo fruta të freskëta.

-Hani ngaldalë. Ndjesia e ngopjes zakonisht vjen pas 20 minutash. Ndaj dhe ai që shpejton ndihet ende i pangopur megjithëse stomaku është mbushur.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top