Mirëqenie

December 10, 2016 | 6:18

Të zgjohesh ngadalë…

Të hapësh sytë dhe të rigjesh kontaktin me veten. Një rit që të dhuron kohë… për të hyrë në rrjedhën e jetës gjithë ëmbëlsi… Mënyra për të filluar një ditë të re është ndoshta tipari më identifikues i individualitetit tonë: varet nga karakteri, nga zakonet, nga edukata e marrë në fëmijëri. Ka që me të hapur sytë janë gati për t’ia nisur me mendje të freskët, për t’u organizuar.

1

Për shembull, streçing është një mënyrë e mirë që të jep rezultate optimale në kushtet e shtëpisë. Aq më tepër që bëhet fjalë për lëvizje të thjeshta që kërkojnë pak kohë dhe pak përsëritje, që kanë të bëjnë me tërheqjet dhe masazhimet. E rëndësishme është të masazhohen me kujdes, në mënyrë shumë delikate edhe organet e brendshme. Lëvizjet që praktikojmë çlirojnë toksinat dhe për më tepër nuk kërkojnë asnjë sforcim fizik dhe mund të kryhen nga njerëz të të gjitha moshave. Nëpërmjet frymëmarrjes dhe disa lëvizjeve të thjeshta të trupit, mund të aktivizojmë energjinë për të gjetur, pas
gjumit, ekuilibrin e duhur për të përballuar ditën.

-Frymëmarrja është lëvizja e parë për të marrë energji. Ngrihuni në këmbë me krahët lart, pëllëmbët të kthyera drejt njëra tjetrës, sikur të jeni duke bërë një dysh frymëmarrjeje.

-Riaftësoni vertikalitetin pas gjumit. Në këmbë, legenin drejt me thembrat, shpatullat drejt me legenin, kokën drejt
me shtyllën kurrizore. Për të ndjerë vertikalitetin imagjinoni që keni një mur pas shpine në të cilin do të mbështetni
fare drejt.

-Rrënjosuni në tokë, shërben për të gjetur kontaktin me tokën pasi keni qenë në botën e ëndrrave: në këmbë, gjunjët drejt, shputat të ngulura fort në dysheme. Imagjinoni sikur po shkarkoni peshën tuaj në tokë.

-Shkundni trupin për pak minuta në mënyrë delikate, duke nisur nga këmbët, duke përfshirë edhe muskujt dhe strukturën kockore. Përfytyroni sikur jeni në ujë pa peshë.

-Qendërzohuni duke e çuar frymën në Hara. Një pikë dy centimetra poshtë kërthizës, që për japonezët përfaqëson
qendrën energjetike.

-Rizgjimi Yin e Yang bëhet duke prekur tokën me pëllëmbë, pastaj bashkojini lart sipër kokës, pak më mbrapa. Kjo
tërheqje përmes kontaktit dinamik me tokën dhe qiellin e çon trupin drejt rizgjimit fizik dhe energjetik.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top