Mirëqenie

June 30, 2018 | 9:24

Këshilla se si të ulni sasinë e kalorive në një vakt

Këto janë pesë këshilla të thjeshta, por që ju ndihmonë të ulni sasinë e kalorive në një vakt.

1.Mbushni gjysmën e pjatës me perime të freskëta të stinës dhe me larmishmëri ngjyrash.

2.Çdo vakt por edhe mesvakt duhet të përmbajë proteina zakonisht këshillohet 1/4 e pjatës (në varësi të moshës, gjendjes shëndetësore mund të këshillohet edhe më tepër por edhe më pak), por proteinat duhet të kenë përmbajtje të ulët në yndyrë!

3.Përdorni racione të vogla.

4.Konsumoni ushqimin tuaj ngadalë dhe gjithmonë fillojeni nga sallata!

5.Mos e konsumoni ushqimin tuaj para televizorit, celularit etj, pasi shpesh herë nuk do të jeni të vetëdijshëm për sasinë që konsumoni!

Dhe më rëndësishmja, edukojeni veten me zakone më të shëndetshme.

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top