Marrëdhënie

October 10, 2018 | 14:44

Këshilla se si t’i tregoni prindërve që keni një lidhje me dikë…

Keni kohë që jeni në një lidhje, por tanimë duket se gjërat do të kalojnë një stad tjetër. Vjen momenti final, kur djali me të cilin dilnit kërkon që gjërat të bëhen më serioze, duke iu kërkuar kështu që t’i tregoni prindërve. Mirëpo, ku do ta merrni guximin për t’i treguar prindërve? Dhe më e rëndësishmja si do t’ia thoni?

Prindërit janë të ndryshëm, por ne do t’iu japim disa këshilla se si t’ia thoni mamit dhe babit, hapin e ri që do të ndërmerrni:

Shkruani një letër

Kjo është një mënyrë e mirë për të shmangur sikletin e një përballje live mes jush…. Kështu, nëse keni frikë t’ia thoni përballë, shkruani një letër dhe vendoseni mbi tavolinë në mënyrë që ata të dy ta lexojnë.

Fillimisht praktikojeni me dikë

Ju ndihmon shumë që përpara se të flisni me prindërit tuaj, ta praktikoni me shoqen ose me dikë të afërt për ju. Nëse nuk keni besim tek ata, praktikojeni përpara pasqyrës.

Delegojani këtë lajm kushërirës suaj

Është më e lehtë për të tjerët që të flasin për ju. Kushërira juaj ose një person i afërt me ju mund t’ua thotë prindërve dhe në këtë mënyrë nuk do të jeni aq në siklet pasi ata do e kenë marrë vesh tashmë.

Zgjidhni kujt do t’ia thoni të parit

Ndonjëherë fëmijët janë të lidhur më shumë me njërin prind. Nëse jeni “goca e babit”, atëherë tregojini babait të parit, por nëse babi është më protektiv seç duhet, atëherë më mirë ta nisni me mamin.

Zgjidhni një kohë të mirë

Mos flisni me prindërit tuaj kur ata janë të zënë me diçka ose kur nuk janë në humor të mirë. Kërkoni të flisni me ta kur të dy të jenë në humor të mirë dhe jo të stresuar.

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top