Me disa hapa të thjeshtë, peshqiri është transformuar në një pecetë të butë, ashtu si krahët e një nëne që vë në gjumë foshnjën e sapolindur.
Në rastin e një fëmije të sapolindur, shqetësimet e para të një nëne janë për mënyrën se si do ta ushqejë dhe si ta vërë në gjumë.
Kohët e fundit, videoja e një infermiere që jep këshilla se si të ndihmojmë një fëmijë të bjerë në gjumë dhe të flejë mirë, po ndihmon shumë nëna.
Kjo metodë është parë mbi 16 milionë herë, dhe rezulton teje efikase.
Hapat që duhet të ndiqni për të krijuar një lloj foleje për fëmijën e sapolindur, janë shumë të thjeshta:
Hapi 1: merrni një peshqir rreth 120 cm x 60 cm. Pastaj, rrotullojeni nga gjatësi (një peshqir i madh lehtëson veprimin).
Hapi 2: fëmija duhet të ketë veshje të rehatshme, pastaj mbështeteni në anën e djathtë dhe mbështilleni në peshqir nga koka te këmbët.
Hapi 3: mami duhet ta përkëdhelë në shpinë që ta ndihmojë ta zërë gjumi. Fëmija do të flejë lehtësisht. Çdo gjumë zgjat rreth dy orë.
Çdo fëmijë është i ndryshëm, disa bien të flenë menjëherë, ndërsa të tjerë janë më të vështirë. Megjithatë, kjo mund të jetë një alternativë e mirë si për nënat dhe për fëmijët.
Përgatiti Orjona TRESA / Burimi curiosandosimpara.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.