Mirëqenie

June 19, 2020 | 8:06

Këshillat që ju bëjnë të ndiheni më mirë në periudha stresuese

A jeni përballur me një ditë apo periudhë jo të këndshme? A do të dëshironit të mbylleshit dhe flinit derisa e gjithë kjo periudhë negative të kalojë? Ju e dini që kjo nuk është mënyra e duhur për t’u marrë me gjërat, por gjendja juaj mendore thjesht nuk e bën atë. Megjithatë, edhe nëse situata duket e zezë, nuk ka rëndësi. Ajo që ka rëndësi është se si merreni me të dhe si të përpiqeni ta ndriçoni atë.

Të qenit negativ në kohë stresi nuk ndihmon, as për humorin dhe as për sistemin imunitar. Nuk bën gjë tjetër veçse krijon stres, duke shtuar sikletin në vend që ta zvogëloni atë. Shumë veta i drejtohen ushqimit në këto momente por është e rëndësishme që ta mbani veten larg tij. Në vend që të hani shumë më mirë flini. Të paktën në gjumë trupi dhe mendja rigjenerohen.

10 këshilla për tu ndier më mirë…

Meditimi. Ndaleni mendjen dhe përqendrohuni tek momenti. Përqendroni frymën tuaj dhe pastroni mendjen. Është e vështirë, por nëse përsëritni fjali të vogla që shkaktojnë relaksim, do të jeni në gjendje ta bëni atë në një kohë të shkurtër. Fraza si “do kalojë”, “jam i sigurt”, etj.

Lini shtëpinë. Shëtisni dhe nëse ka parqe apo kopshte aty pranë, shkoni aty. Kjo është e vështirë, por përpiquni të lini smartphonin në shtëpi, ose të paktën t’i hiqni zilen. Përqendrohuni në ato që ju rrethojnë, të cilat mund të mos i merrni parasysh çdo ditë. Qielli, retë, zhurma e zogjve, aroma e pemëve, ajri i pastër janë të paçmueshme.

Shkruaj një ditar. Ne e dimë se mund të duket si një gjë adoleshente por në të vërtetë do të shërbejë për t’ju përmirësuar, pa rrezikuar të ofendoni dikë.

Shikoni diçka të këndshme dhe argëtuese në TV. Qëndroni përpara Netflix gjithë natën dhe shikoni shfaqjet tuaja të preferuara.

Planifikoni një mbrëmje me miqtë për t’u shpërqendruar ose lini PC-në dhe celularin jashtë dhe kaloni kohë me familjen tuaj, mbase duke luajtur së bashku.

Përkushtojuni hobit tuaj. Nëse keni një hobi që kohët e fundit e keni lënë pas dore, është koha e duhur për t’iu përkushtuar atij.

Përkëdhelni veten. Bëni një dush relaksues ose trajtojeni veten me një manikyr ose pedikyr. Përgatitni ëmbëlsirën tuaj të preferuar, rehatohuni në një qoshe relaksuese dhe lexoni një libër të mirë.

Vallëzoni dhe këndoni lirshëm. Këndo me zë të lartë një nga këngët e tua të preferuara dhe vallëzo me sigurinë se askush nuk do të shohë!

Pastroni shtëpinë tuaj. Jo, nuk po ju mashtrojmë. Të kesh një mjedis të pastër dhe të rregullt përreth bën shumë mirë për disponimin. Sa më pak kaos të ketë jashtë, aq më pak kaos do të ketë edhe brenda mendjes së dikujt.

Bëni diçka të këndshme për dikë tjetër. Problemet tona gjithmonë duken të rënda, por ne e dimë shumë mirë që ka nga ata që janë shumë më keq. Sigurisht, gjithçka është subjektive. Megjithatë me siguri që ka nga ata që janë më keq se ne. Bëni një gjest të këndshëm, për shembull paguajini atij kafenë ose jepuni diçka,  për të cilën kanë vërtetë nevojë. Edhe nëse nuk e besoni këto gjeste do të sjellin buzëqeshjen, do të përmirësojnë humorin dhe do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë me veten tuaj.

 

Burimi / https://www.pianetadonne.blog/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top