Dëshmi

June 19, 2020 | 8:04

Solidaritet / Gjesti i bukur i Arjanit, dhuron një ambulancë për vendlindjen e tij

Anagni – Pronar i një ndërmarrjeje ndërtimi, Arjani punon si shumë emigrantë të tjerë në shtetin fqinj, Itali, që kur zbarkoi në Ciociaria, por nuk e ka harruar origjinën e tij, shkruan artikulli i publikuar në gazetën e komunës.

1Më tej artikullshkruesi e cilëson si një gjest të bukur solidariteti veprimin e Arjanit, një biznesmen i ri, i cili ka vendosur t’i dhurojë një ambulancë vendit të tij të lindjes. Arjani, mirënjohës që ka ndjekur rrugën e duhur , është krenar që mund të ofrojë një shenjë të prekshme të solidaritetit bujar.

Një lajm që duket pozitiv në një botë të padrejtë, fillimisht na bën mosbesues: Arjan Sheshi, zejtar 46-vjeçar në fushën e ndërtimit në qytetin e lindjes së të parëve, ku mësoi të dashurohej dhe vlerësohej, vendosi të ndajë një pjesë të madhe të kursimeve të tij të fituara në qytetin e tij Rrogozhinë, duke i dhuruar një ambulancë, plotësisht funksionale. Së bashku me një mik, ai kërkoi dhe gjeti një automjet të pajisur me pajisjet themelore, duke e blerë atë dhe duke e përgatitur për transport në Shqipëri.

Në ditët në vijim, me rihapjen e kufijve, ambulanca do të arrijë në Rrogozhinë, një qytet i ngjashëm në madhësi dhe numër për banorë me qytetin e papëve, shtëpia e dytë e Arjanit. Padyshim një gjest që nderon sipërmarrësin që nuk e ka harruar origjinën e tij.

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi ciociariaoggi.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top