Njerëzit që vuajnë nga depresioni, çrregullimi bipolar, ankthi dhe probleme të tjera të shëndetit mendor përballen me sfida në periudha normale, por aktualisht ne nuk po jetojmë në një periudhë normale.
Një pandemi globale ka prekur jetën e shumë njerëzve. Por, ajo ka prekur më shumë njerëzit që para pandemisë vuanin nga problemet e shëndetit mendor dhe duhej të takonin personalisht psikologun e tyre.
Njerëzit pa probleme të shëndetit mendor tashmë janë duke u përballur me probleme të shëndetit mendor, kështu që thjesht mendoni se çfarë u ka bërë pandemia personave që tashmë kanë një sëmundje të shëndetit mendor.
Më poshtë gjeni disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë të përballoni një pandemi, nëse tashmë keni një problem të shëndetit mendor:
Programoni ditën tuaj
Gjëja e parë që duhet të bëni është të programoni ditën tuaj. Mund të duket fëminore në fillim, por ia vlen. Kjo listë me orare ditore do të përgatisë disi trurin tuaj në një mënyrë që ju do ta bëni atë. Përcaktoni kohën tuaj të gjumit dhe hani çdo ditë në të njëjtën kohë për të ruajtur rutinën dhe ecni çdo 1 orë, kjo do të aktivizojë muskujt e trupit tuaj. Edhe nëse jeni duke punuar nga shtëpia, sigurohuni që të bëni një program për aktivitete specifike, si ngrënia, kalimi i kohës në rrjete sociale dhe leximi i lajmeve.
Mos e mbyt veten në drogë dhe alkool
Disa njerëz mendojnë se izolimi për shkak të pandemisë coronavirus u ka dhënë atyre leje për të pirë alkool, duhan dhe për të përdorur drogë.
Sidomos, njerëzit që vuajnë nga sëmundje mendore, kanë më shumë të ngjarë të përdorin këto substanca në mënyra shqetësuese. Është vërtetuar shkencërisht se stresi mund të ndryshojë reagimin e trurit ndaj substancave. Duhet të konsumoni alkool në një mënyrë të moderuar. Dhe nëse është e mundur, kërkoni ndihmë nga profesionistët ose anëtarët e familjes.
Bisedoni me miqtë dhe familjen tuaj
Ky është një makth me të cilin po përballemi të gjithë. Shpresojmë që të përfundojë së shpejti. Biseda me anëtarët e familjes ose miqtë përmes thirrjeve telefonike, video bisedat, të shkruarit mund t’ju ndihmojë vërtet të lehtësoni stresin e kësaj pandemie globale.
Burimi / Telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.