Këshilla & Arsye

October 24, 2020 | 8:10

Këshillat që ju ndihmojnë të rrisni dëshirën për të bërë vrap

E mbani mend verën? Kur të gjithë vraponit në mëngjes në atë freskun e orëve të para. Po tani? A e keni të njëjtën dëshirë të vraponi edhe pse ka filluar i ftohti? Katharine Busby, gazetare dhe trajnere personale thotë se tani që është ftohtë, dëshira për të vrapuar nuk është më e njëjta. Gjithsesi nevoja është e madhe edhe kur mendon se palestrat mund të jenë një vend rreziku përsa i përket infektimit me Covid-19.

“Tani që shumë njerëz nuk duan të shkojnë në palestër, dalja për vrap mund të jetë e vetmja mënyrë për të mbajtur trupin në formë.” Katharine ka disa kohë që konsultohet me klientët e saj dhe ka arritur të shkruajë disa këshilla që sipas saj janë të vlefshme për të gjithë ato që me ardhjen e dimrit, ju ikën dëshira për të vrapuar apo për të bërë ushtrime.

Bëni kujdes se kë ndiqni

Instagrami dhe rrjetet sociale janë një vend frymëzimi kur bëhet fjalë për të mbajtur veten në formë. Por kjo mund të jetë diçka e mirë gjatë verës ku instruktorja ju tregon se si mund të bëni ushtrime të ndryshme ndërkohë që ndodhet në plazh apo në natyrë ku dielli shkëlqen. Kjo mund të jetë fatale për dëshirën tuaj për të ushtruar në dimër. E kush do të bënte ushtrime me duar dhe këmbë që po ngrijnë ndërkohë që instruktorja vazhdon të bëjë demonstrojë ushtrime nga plazhi sepse ajo ndodhet në Sidnei për shembull? Kjo më shumë do të shtynte njerëzit të trishtohen dhe në vend të ushtrimeve të mbulohen me batanije ndërkohë që hanë një çokollatë të nxehtë. Mundohuni të gjeni llogari të njerëzve të cilët po punojnë në kushte të ngjashme dhe në kohë të ngjashme të ditës me ju dhe do të ndiheni shumë më të frymëzuar.

Duhet të keni një përgjigje për çdo justifikim

Të gjithë i japim vetes arsye për të mos ushtruar. “Shumë klientë të mi mendojnë se janë të sëmurë vetëm sepse nuk duan të ushtrojnë dhe kështu vënë re dhe një shqetësim që në një kohë tjetër do të ishte totalisht i parëndësishëm.” thotë Katharine Dëgjoni justifikimet tuaja dhe mundohuni të keni një përgjigje pozitive për çdo justifikim.

Motivojeni veten me trajtime të reja

Mundohuni të shpërbleni veten. Nëse dilni për vrap disa herë në javë në mëngjes edhe pse është ftohtë , bëjini vetes një dhuratë si shpërblim. Kjo do iu motivojë të vazhdoni vrapin por është e rëndësishme të vendosni që në fillim të javës për dhuratën dhe “duhet të jetë diçka e re, jo diçka që e dini se do e blinit apo bënit edhe nëse nuk do të dilni për vrap”, tregon Katharine.

Rregulloni gardërobën tuaj

Të blini rroba të reja vrapimi mund të jetë një arsye e madhe për t’ju shtyrë që të dilni për vrap. Plus që rrobat e ngrohta janë një shtysë më shumë për të dalë në të ftohtë. Të jesh mjaft i ngrohtë bën një ndryshim masiv në shanset tuaj për të lënë shtëpinë. “Unë kam një kapuç që mund të dukem qesharake kur e vendos për vrap por më mban ngrohtë dhe është padyshim që më inkurajon të dal edhe në ditë shumë të ftohta.

Dëgjoni muzikë

Muzika është një shtysë e madhe për të lëvizur nga vendi. Duhet të dëgjoni këngë që ju japin adrenalinë dhe atëherë do të keni dëshirën të ngriheni dhe të bëheni gati për vrap.

Hani shëndetshëm

Nuk ka si të mungojë ushqyerja shëndetshëm në këto këshilla. Është thënë e stërthënë se mëngjesi dhe ushqimi është shumë i rëndësishëm dhe është një mënyrë e mirë për të pasur energji për vrap apo ushtrime. “Ndryshimi i dietës tuaj në më shumë proteina dhe perime sezonale do të rrisë nivelet tuaja të energjisë, duke ju dhënë dëshirën të ushtroni. Bëni supa të shëndetshme dhe merrni më shumë proteina.

Mos dëgjoni njeri

Gjithmonë do të ketë njerëz që do t’ju thonë të mos shkoni. Madje shumë do të shohin në rrugë dhe mund t’ju ftojnë për të pirë një kafe në lokalin ku është ngrohtë. Po, do e përmendin këtë fakt si një mënyrë për t’ju bindur. “Duhet të jeni të bindur në atë që doni të bëni dhe mos të tundoheni nga asnjë “pengesë” që iu del rrugës.” thotë Katharine.

Bëni një marrëveshje 10 minutëshe me veten tuaj

Kur vërtet nuk ju pëlqen të bëni ushtrime apo vrap, bini dakord me veten se thjesht do të bëni 10 minuta. 10 minuta ushtrime apo 10 minuta vrapim, nuk ka rëndësi. Me kalimin e kohës minutat do të shtohen dhe shumë shpejt do të shkoni në atë kohën perfekte.

 

 

Burimi / https://gazetasi.al/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top