Në fokus

March 23, 2020 | 12:27

Këshillim falas me telefon ose skype, psikologët e Shqipërisë të gatshëm të ofrojnë mbështetje për personat në nevojë

 

Një iniciativë shembullore, por po aq solidare në mbështetje të shqiptarëve të vetëizoluar, në vetëmbrojtje nga virusi i rrezikshëm. 

Nga terreni i vështirë pas të cilit shërbyen edhe përgjatë emergjencës së shkaktuar nga tërmeti i nëntorit, psikologët e Shqipërisë përfshihen në një tjetër mision humanitar, atë të këshillimit psikologjik falas për të gjithë ata që shfaqin probleme të ndryshme, ankth, stres etj.

Në njoftim thuhet se:

“Ne si psikologë të specializuar në psikologjinë e emergjencave dhe bashkë me presidenten e Shoqatës EMDR Albania, Besarta Taci, kemi ndërmarrë një nismë që t’ju vijmë në ndihmë psikologjike, duke ndjekur seanca në Skype me të gjithë individët që do të ndjejnë nevojën për konsultime falas. 

Shpresojmë shumë të jemi në një rrugë të mirë!

Por kemi nevojë edhe për mbështetjen dhe ndihmën tuaj! 

90597426_672029010215568_6202143177281896448_n 90808128_1162571527424924_5122072710381305856_n

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top