Veçanërisht nëse jeni ‘djegur’ në të kaluarën, një nga dilemat më të mëdha të jetës është të zgjidhni personin se kujt mund t’i besoni – duke filluar nga lidhjet e dashurisë e deri te miqtë dhe familja.
Disa njerëz ua tregojnë sekretet thuajse çdo personi, por të tjerët preferojnë të hapen për të fshehtat e tyre vetëm me një rreth të ngushtë të njerëzve.
Sidoqoftë, si mund ta përcaktojmë nëse dikush është apo jo i/e besueshëm?
Kjo është një pyetje e artë, përgjigjen e së cilës e duan të gjithë. Një studim i fundit, i publikuar në revistën ‘Journal of Personality and Social Psychology’, ka raportuar rezultatet e disa eksperimenteve të cilat kanë gjetur përgjigjen.
Sipas tyre, nëse dikush ndihet fajtor për ndarjen e sekreteve tuaja, atëherë ai person është i besueshëm. Përveç kësaj, edhe personat që krijojnë përshtypjen se po marrin përgjegjësi të madhe kur ndani sekretet me ta, shihen si persona më të besueshëm se tjerët.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.