Këshilla & Arsye

September 25, 2018 | 14:21

Këta janë personat të cilëve duhet t’u besoni

Veçanërisht  nëse jeni ‘djegur’ në të kaluarën, një nga dilemat më të mëdha të jetës është të zgjidhni personin se kujt mund t’i besoni – duke filluar nga lidhjet e dashurisë e deri te miqtë dhe familja.

Disa njerëz ua tregojnë sekretet thuajse çdo personi, por të tjerët preferojnë të hapen për të fshehtat e tyre vetëm me një rreth të ngushtë të njerëzve.

Sidoqoftë, si mund ta përcaktojmë nëse dikush është apo jo i/e besueshëm?

Kjo është një pyetje e artë, përgjigjen e së cilës e duan të gjithë. Një studim i fundit, i publikuar në revistën ‘Journal of Personality and Social Psychology’, ka raportuar rezultatet e disa eksperimenteve të cilat kanë gjetur përgjigjen.

Sipas tyre, nëse dikush ndihet fajtor për ndarjen e sekreteve tuaja, atëherë ai person është i besueshëm. Përveç kësaj, edhe personat që krijojnë përshtypjen se po marrin përgjegjësi të madhe kur ndani sekretet me ta, shihen si persona më të besueshëm se tjerët.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top