Mirëqenie

September 25, 2018 | 14:36

Përfitimet që i sjell shëndetit konsumimi i asparagut

Edhe pse mund të shkaktojë aromë të fortë të urinës, asparagu është i mbushur me vitamina dhe minerale të mira për ju, si vitamina A, C, E, K dhe B6, si dhe folat, hekur, bakër, kalcium, proteina dhe fibra. Falë gjithë këtyre lëndëve ushqyese, asparagu ofron disa përfitime të rëndësishme shëndetësore.

1- Mund t’ju ndihmojë të humbni peshë

Jo vetëm që ka nivele të ulëta të yndyrës dhe të kalorive, por gjithashtu përmban shumë fibra, duke e bërë atë një zgjedhje të mirë nëse përpiqeni të humbni peshë. Për shkak se trupi tret në mënyrë të ngadaltë fibrat, ju mban të ngopur për një kohë të gjatë. Studimet kanë treguar se ndihmon edhe për kapsllëkun dhe për uljen e niveleve të kolesterolit të keq.

2- Përmirëson rrugët urinare

Asparagu përmban nivele të larta të asparaginës së aminoacideve, duke luajtur rolin e diuretikut natyral. Konsumi i tij mund të ndihmojë të nxirrni nga trupi lëngjet dhe kripërat e tepërta, që ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve të traktit urinar.

3- Është i pasur me antioksidantë

Antioksidantët e gjendur te asparagu mund të ndihmojnë trupin tuaj të luftojë kundër radikaleve të lira. Përpiquni të mos e mbi gatuani.

4- Përmban vitaminë E

Asparagu është gjithashtu një burim i vitaminës E, një tjetër antioksidant i rëndësishëm. Kjo vitaminë ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe mbron qelizat nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira. Për të plotësuar përfitimet e saj, mund të piqni asparagun me pak vaj ulliri.

5- Mund t’ju rikthejë në humor

Falë pranisë së vitaminës B6 dhe folatit, që mund të ndihmojë në nxitjen e ndjenjave të humorit. Plus, vitamina E stimulon hormonet seksuale, duke përfshirë edhe estrogjenin te gratë dhe testosteronin te meshkujt.

6- Mund të lehtësojë daljen e pijes

Nëse keni pirë në mbrëmje ose gjatë natës, konsumi i asparagut të nesërmen në mëngjes është zgjidhja që ju duhet.

7- Zvogëlon ndjesinë e fryrjes

Duke ndihmuar procesin e tretjes, asparagu lehtëson ndjesinë e fryrjes dhe inkurajon një ekuilibër të drejtë të baktereve të mira, apo probiotikëve.

8- Është një burim i pasur i acidit folik

Asparagu përmban 22% të sasisë së nevojshme ditore të acidit folik, i cili është thelbësor për gratë që po tentojnë për shtatzëni .

9- Është i pasur me vitaminë K

Së bashku me perime të tjera të gjelbra, me gjethe, asparagu është një burim i mirë i vitaminës K. Vitamina K është vendimtare për koagulimin (që ndihmon trupin tuaj të ndalojë gjakderdhjen pas prerjes) si dhe shëndetin e kockave.

10- Shmang nervozizmin

Hulumtuesit kanë gjetur një lidhje mes niveleve të ulëta të folatit dhe vitaminës B12 tek njerëzit që vuajnë nga depresioni, prandaj konsumimi i asparagut e lufton atë.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top