FB

November 3, 2022 | 9:12

Këto sjellje tipike të njerëzve tregojnë se ata nuk e durojnë dot suksesin tuaj…

Këta persona duan të zotërojnë gjithçka që të përket ty. Si pasojë e këtij perceptimi të shtrembëruar të realitetit, ata ndihen të zhgënjyer dhe të sulmuar dhe, për t’u mbrojtur, reagojnë në këto mënyra…

Ata kanë një qëndrim mbizotërues për të fshehur pasigurinë dhe ndjenjën e inferioritetit

Ndonëse nuk duan ta pranojnë këtë, ata që vuajnë nga kjo sindromë përjetojnë një ndjenjë të madhe inferioriteti, prandaj ndihen vazhdimisht të kërcënuar nga njerëzit ambiciozë. Por frika dhe pasiguria zakonisht manifestohen si arrogancë, sepse këta njerëz janë krejtësisht të aftë të maskojnë të metat e tyre.

 Ata reagojnë duke e vënë veten në mbrojtje

Për këtë arsye ata zakonisht reagojnë ndaj çdo komenti duke u mbrojtur dhe sulmuar në përpjekje për të kapërcyer rivalin e tyre dhe për të frenuar kërcënimin e perceptuar.

 Ata e shtrembërojnë realitetin në avantazhin e tyre

Ata shtrembërojnë realitetin në atë mënyrë që t’u përshtatet ideve të tyre. Në praktikë, në vend që të pranojnë të dhëna objektive, ata i manipulojnë ato sipas dëshirës për t’i bërë ato të korrespondojnë me imazhin e tyre të realitetit.

 Kanë shumë paragjykime

Ata tregojnë një rezistencë të caktuar ndaj të ndryshmeve ,kanë paragjykime të forta ndaj grupeve sociale ose etnike të ndryshme nga të tyret, ose ndaj njerëzve që kanë orientime të ndryshme politike ose seksuale.

 Ata duan të duken ambicioz

Ata janë konkurrues, kokëfortë, prekës, agresivë, hiperaktivë dhe me energji të bollshme. Ata kanë një mentalitet jashtëzakonisht logjik dhe gjykues, të orientuar për të nënçmuar punën e të tjerëve, ndaj besojnë të paktën në një nivel sipërfaqësor të ndërgjegjes se janë më të mirët nga të gjithë.

 Ata zhvillojnë një rezistencë të fortë ndaj ndryshimit

Të gjithë kemi njëfarë rezistence ndaj ndryshimit, por  këta njerëzit janë edhe më rezistent sepse kanë frikë se nuk do të jenë në gjendje të përshtaten dhe të ndryshojnë. Çdo gjë që i nxjerr ata nga zona e tyre e rehatisë gjeneron refuzim dhe frikë.

Ata ndjejnë nevojën për të qenë në qendër të vëmendjes

Ata kanë një opinion të lartë për veten e tyre dhe duan të sigurohen që të gjithë të kuptojnë se sa të mirë janë. Ata janë shpesh të fortët e grupit të tyre dhe nuk ka gjasa të qëndrojnë larg, ndërsa dikush tjetër është në qendër të vëmendjes. Ata zakonisht përdorin një personalitet fiktiv të mbështetur nga një rrjet i ndërlikuar gënjeshtrash për t’u prezantuar të tjerëve

 

 

 

Burimi/Psicoadvisor.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top