Historia e “Trahana Lunxhëria” nuk është thjesht historia e një biznesi. Është historia e një familjeje shqiptare që ndërtoi me sakrificë, ndershmëri dhe dashuri një emër që sot respektohet brenda dhe jashtë trojeve shqiptare.

Gjithçka nisi në mesin e viteve ’95, në një kohë të vështirë për Shqipërinë, kur shumë njerëz kërkonin të mbijetonin, ndërsa Z. Kiço zgjodhi të ndërtonte. Me vizion, përkushtim dhe një zemër të lidhur fort me traditën, ai hodhi themelet e një kompanie të ngritur mbi vlerat më të forta të familjes, punës dhe atdhedashurisë.
Në krah të tij qëndronin dy gra heroina – nëna dhe bashkëshortja – shtyllat e heshtura të kësaj rruge të gjatë. Me duar të lodhura, por me shpirt të pathyeshëm, ato u bënë pjesë e çdo sakrifice, çdo dite të vështirë dhe çdo fitoreje të vogël. Bashkë ndërtuan jo vetëm një biznes, por një trashëgimi. Fillimet ishin modeste. Me pak artikuj në duar, trokisnin nëpër dyqane e pika shumice, herë të mirëpritur e herë të refuzuar. Por refuzimi nuk i ndali kurrë. Ata ruajtën të njëjtin pasion, të njëjtën etje për zhvillim dhe të njëjtën besim si në ditën e parë. Puna niste në agimet e hershme dhe mbaronte në orët e vona të mbrëmjes. Ishte një rrugëtim i mbushur me lodhje, sakrifica dhe net pa gjumë, por asnjëherë pa shpresë. Z. Kiço e kuptoi shumë shpejt sekretin e suksesit: njerëzit nuk blinin vetëm trahana. Në çdo qese kishte dashuri, kishte kujtime fëmijërie, kishte mall për vendlindjen dhe shijen e duarve të gjyshes shqiptare.
Dalëngadalë, “Trahana Lunxhëria” filloi të fitonte zemrat e njerëzve. Tirana e përqafoi menjëherë, por shumë shpejt edhe çdo cep i Shqipërisë u furnizua me produktet e saj – nga Vermoshi në Konispol. Familje të tëra e kthyen trahananë në pjesë të sofrës së tyre, ndërsa restorante e hotele prestigjioze e futën në menutë e përditshme. Sepse nuk kishte më të bukur sesa aroma e një pjate të ngrohtë me trahana në mëngjes apo një tavë tradicionale me rosnica dhe pulë në qendër të tryezës familjare.
Por vizioni i Z. Kiço nuk ndalej vetëm brenda kufijve të Shqipërisë. Ai mendonte më larg. Patriotë dhe emigrantë shqiptarë nisën të kërkonin produktet e Lunxhërisë për familjarët e tyre jashtë vendit. Telefonatat nga Amerika e largët u kthyen në një shpresë për mijëra shqiptarë që kishin mall për shijet autentike të vendit të tyre.
Aty nisi një tjetër sfidë. Dokumente, procedura, pengesa dhe një rrugë e gjatë burokratike që kërkonte durim e këmbëngulje. Por për një njeri si Z. Kiço, i cili ishte mësuar të fitonte gjithçka me djersë dhe ndershmëri, asgjë nuk ishte e pamundur. Dhe kështu ndodhi. E pamundura u bë e mundur.
Me emocion dhe krenari të madhe, produktet e “Trahana Lunxhëria” kaluan oqeanin dhe mbërritën në Amerikë. Ishte eksporti i parë, por mbi të gjitha ishte një fitore morale – dëshmia se puna e ndershme, tradita dhe dashuria për vendin mund të çojnë larg një emër shqiptar.
Sot, “Trahana Lunxhëria” nuk përfaqëson vetëm një kompani ushqimore. Ajo përfaqëson këmbënguljen shqiptare, sakrificën familjare dhe forcën e njerëzve që nuk dorëzohen kurrë. Emri i saj mban brenda historinë e një njeriu vizionar si Z. Kiço, i cili me thjeshtësi, punë të hekurt dhe zemër të madhe arriti të ndërtojë një markë që “bërtet” fort krenarinë shqiptare kudo ku shkon.


© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

