Lifestyle

May 29, 2017 | 9:41

Kirurgjia plastike…VIP-at e penduar

Deformimi i aspektit fizik duket se është kthyer në një trend i modernitetit të sotëm, por është aspak tërheqës. Depersonalizimi që vjen nga ky lloj trendi, ka bërë që shumë personazhe të njohur publikë të pendohen. Janë të shumtë personazhet e njohur të botës së spektaklit që kanë ndryshuar ide mbi kirurgjinë estetike. Ja cilët janë ata… Femrat dihet, janë kritike kundrejt vetes dhe shpesh aspirojnë drejt “perfeksionit” inekzistent. Pasiguria dhe, në disa raste dëshira për të kënaqur partnerin,i shtyjnë drejt ndërhyrjeve estetike me rezultate ku nuk ka nevojë për diskutim. Kjo u ka ndodhur edhe celebriteteve. Alba Parietti, për shembull, ka rrëfyer se ka bërë operacion gjoksin për t’i pëlqyer ish të fejuarit. Nuk po merremi asfare me personazhet shqiptare “VIP”, pasi në asnjë rast ato nuk e kanë pohuar me plot gojën që kanë bërë ndërhyrje estetike për të përmirësuar imazhin e tyre, edhe pse dukshëm, disa prej tyre kanë trokitur disa herë në derën e kirurgut.

untitled1 untitled

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top