Asnjë detaj i stilit të Kate Middleton nuk ikën pa u vënë re në sytë e mediave, veçanërisht ato angleze.
Një hollësi, megjithatë, mund të ketë ikur: Dukesha e Kembrixhit, siç vuri në dukje Marie Claire UK , kurrë nuk i lyen thonjtë.
Arsyeja është protokolli mbretëror, i cili ndalon pjesëmarrjen në ngjarjet publike me thonj të lyer dhe shkëlqim, që tërheqin vëmendjen.
Ndaj është e vështirë të gjesh fotografi të dukeshës me thonj të lyer.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.