Këshilla & Arsye

June 5, 2018 | 12:31

Kjo është arsyeja pse shihni ëndrra të këqija…

Shihni ëndrra të këqija? Zgjoheni në mëngjes dhe keni një ndjesi të keqe… Por cila është arsyeja? Për shkak të stresit vuan edhe sistemi jonë imunitar, çrregullohet puna e hormoneve, lodhen muskujt dhe rraskapitet organizmi.

Sa i përket trurit, stresi kronik shkakton humbjen e kujtesës, si dhe shfaqjen e ëndrrave të këqija. Ekspertët tregojnë se truri, i cili është i ngarkuar me mendime të rënda të cilat nuk di si t’i përpunojë, e gjen ndihmën në ankthin e natës.

Ëndrrat e këqija janë një formë e mirë për të tejkaluar momentet stresuese, të cilat në këtë mënyrë bëhen më pak të rrezikshme për shëndetin. Sipas shkencëtarëve amerikanë, ëndrrat duhet të konsiderohen si psikoterapi.

Në to mund të gjejmë shkaktarët e mundshëm të gjendje sonë nervoze dhe sugjerimet se si t’i tejkalojmë ato. Nëse gjatë gjumit jeni të frikësuar ose të turpëruar, mendoni pse ndodh kjo. Pastaj, pyetni veten se çfarë ua shkakton ndjenjat e njëjta edhe kur jeni zgjuar. Ndoshta mund ta kuptoni se keni thënë ose keni bërë diçka jo të mirë në punë, ose keni nevojë që t’i kërkoni dikujt falje ose të jeni më të kujdesëm në të ardhmen…

Në rast se ëndrrat e këqija që iu çrregullojnë gjumin normal, paraqiten thuajse çdo natë ose janë shumë shqetësuese, atëherë duhet të kërkoni ndihmën e psikologut ose psikiatrit.

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top