Këshilla & Arsye

January 18, 2017 | 12:39

Vitamina C mund të lehtësojë shenjat e depresionit

2Vitamina C mund të kontribuojë në lehtësimin e shenjave të depresionit. Ky është përfundimi i një hulumtimi të kryer nga një grup i studiuesve të Universitett Federal të Santa Catarina (UFSC) në Brazil. Disa teste klinike mbi minjtë kanë treguar se përdorimi i acidit askorbik (ose vitaminës C) në kombinim me tre ilaçet kundër depresionit (fluoxetine, imipramine dhe bupropion) fuqizon efektet tek kafshët me shenja të depresionit.

Hulumtuesit kanë vërtetuar gjithashtu se edhe kur ilaçet kundër depresionit janë në doza më të vogla, janë më efektive kur kombinohen me  acidin askorbik.

“Antidepresantët kanë shumë efekte anësore, arsye pse shumica e njerëzve braktisin trajtimin. Në qoftë se ne mund të uluim dozat dhe t’i shoqërojmë ato me një agjent pa efekte anësore, kjo ndoshta do të jetë një strategji premtuese terapeutike në trajtimin e depresionit”, thonë studiuesit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top