Mirëqenie

July 21, 2018 | 9:18

Kjo është mënyra më e sigurt për zbardhjen e dhëmbëve pa dëmtuar smaltin

Sipas shkencëtarëve dhëmbët mund të zbardhen dhe të kenë një shkëlqim vezullues pa i dëmtuar. Hulumtimet kanë zbuluar një kimik të ri për t’u përdorur për zbardhjen e dhëmbëve që shmang dëmtimin e smaltit, siç bën peroksidi i hidrogjenit.

Peroksidi i hidrogjenit, i cili përdoret gjithashtu për zbardhjen e flokëve, zakonisht përdoret edhe për zbardhjen e dhëmbëve, por mund t’i bëjë ata më të ndjeshëm.

Tashmë një studim i botuar nga Shoqata Amerikane Kimike sugjeron përdorimin e një produkti kimik të modifikuar, siç është dioksidi titanik, i cili rezulton të jetë efektiv dhe njëkohësisht mbron dhëmbët.

Dioksidi i Titanit përdoret në të gjithë botën për të zbardhur plastika, letër, bojë, pilula dhe pasta të dhëmbëve. Përdoret gjithashtu në kozmetikë për të zbehur tonet e lëkurës. Një dentist e ka quajtur kërkimin “potencialisht emocionues” dhe thotë se mund të shmangë disa nga efektet anësore të peroksidit të hidrogjenit.

Në një eksperiment për të kontrolluar nëse dioksidi i titanit mund të punojë në teori, shkencëtarët e kombinuan atë me një lidhës natyral të quajtur polidopaminë. Ata thonë se kimikatet e kombinuara mund të aplikohen në dhëmbë dhe pastaj aktivizohen nën dritën blu në të njëjtën mënyrë si peroksidi i hidrogjenit.

Nga këto kërkime u arrit në përfundimin se veprimi i këtij produkti për katër orë, ka të njëjtën aftësi zbardhjeje si peroksidi i hidrogjenit dhe nuk i dëmton dhëmbët.

“Ky është një hulumtim interesant për një teknikë të re për zbardhjen e dhëmbëve”, tha Dr. Richard Marques, dentist në Wimpole Street në Londër.

 

Burimi / dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top