Ndonjëherë gjërat dalin jashtë pritshmërive të secilit prej partnerëve edhe pse dashuria nuk mungon. Mundoheni shumë që gjërat të funksionojnë dhe keni provuar çdo gjë, por pa rezultat. Në këtë pikë kanë ndërhyrë ekspertët, të cilët kanë dhënë përgjigjen që do shpëtojë shumë çifte.“Çfarë kërkon prej meje?” kjo është pyetja e duhur sipas The Time. Kjo pyetje është shumë efektive, sepse ju ndalon juve nga ankesat dhe ju jep mundësinë që të kuptoni më mirë ndjenjat e partnerit.
Pse kjo pyetje e thënë në mënyrën më të dashur dhe të dhembshur të mundshme ka fuqinë për të neutralizuar konfliktet?
- Funksionon pa marrë parasysh se për çfarë po ziheni
- Ajo kap një tablo të madhe të çështjes
- Nënkupton gatishmërinë për të ndryshuar
- Është neutrale
- Komunikon dashuri
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.