Dëshmi

June 24, 2022 | 8:10

Kjo nënë 33-vjeçare e 12 fëmijëve ka qenë shtatzënë për gati 17 vjet

33-vjeçarja lindi fëmijën e saj të parë në moshën 16-vjeçare në vitin 2004 dhe ka mbetur shtatzënë çdo vit që nga ajo kohë, duke përjashtuar 2013, 2017 dhe 2022.

Church tha se burri i saj, Chris, 30 vjeç, me kënaqësi do të donte të kishte më shumë. Silas, 7 vjeç, Christopher Jr. 5, trenjakë 3-vjeçarë Oliver, Asher dhe Abel dhe Rowyn, 11 muajsh. Church është gjithashtu nëna e Crizman, 17, Jordan, 16, Caleb, 14, Jace, 13, Cadence, 12 dhe Jesalyn, 10, nga marrëdhëniet e mëparshme. Në total Church ka pesë vajza dhe shtatë djem. Ajo ka qenë shtatzënë për gati 98 muaj në total. Familja shpenzon çdo muaj 200 dollarë vetëm për qumësht. “Gjithmonë ka zhurmë. Dikush është gjithmonë duke bërtitur, “tha Church. “Por është normale për ne.”

Church, e cila tregon jetën e saj në TikTok, tha se njerëzit janë të magjepsur nga familjet e mëdha. Për momentin, llogaria e saj, të cilën e krijoi në vitin 2019, ka më shumë se 1.8 milionë ndjekës. Church shtoi se ajo është pyetur gjithashtu për lindjet e saj dhe se si po kalon “aty poshtë”. “Ne jemi më të lumtur kur jemi të gjithë bashkë”, tha ajo.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi news.yahoo.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top