FB

October 9, 2023 | 8:20

Klaudia, mjeshtre ndërkombëtare në KLAUDIA’S AESTHETIC

Qetësia teksa ushtron profesionin e saj, është kaq e ndjeshme. Ka gjithë përqendrimin që i duhet. Tehu i lapsit që përshkon vizatimin e radhës, krijon imazhin që tanimë e ka ndërtuar mirë në kokë. E ndërsa vetullat marrin formë, përmes teknikës së njehsuar microblading, ajo përgatitet të finalizojë me mjeshtërinë e saj, estetikën e vetullave perfekte. Klaudia Gjikolaj Isufaj, një vajzë e mençur në pritshmëritë ndaj vetes, e ka të qartë se i gjithë volumi i punës që ka arritur të ketë deri më sot, vjen pikërisht nga këmbëngulja dhe profesionalizmi, për të cilat ka shpenzuar shumë kohë. Dhe në këtë rrugëtim plot sfida, ajo ka bërë që shumë gra dhe vajza të ndihen të bukura fizikisht dhe mendërisht.

I gjithi është një proces që bart shumë dashuri për punën. Një tipar pozitiv që i ka shërbyer në marrëdhënie po kaq të veçanta me klientet. Në një analizë të investimit të saj në fushën e bukurisë, ajo thotë se gjithçka nisi nga dëshira për të kuruar të bukurën. Sot Microblading by Klaudia është një emër i rëndësishëm ndër Klinikat e Bukurisë Estetike në Tiranë. Klaudia e ndan profesionin e saj me bashkëshortin, Erald Isufaj, gjithashtu Mjeshtër Ndërkombëtar për heqjen e tatuazheve. Një bashkëpunim solidar, ku çdonjëri është kritiku më i mirë i tjetrit. 

Sa ju kanë rritur sfidat?

Sakrificat kanë qenë të shumta, kam investuar duke u rritur profesionalisht, duke ndjekur trajnime në shumë vende të botës, por në të njëjtën kohë duke investuar edhe në familjen time të vogël që po krijonim me bashkëshortin tim. Kam kuptuar që të pasurit një profesion të tillë, ku bën pafund femra çdo ditë të lumtura, të shton adrenalinën, vetëbesimin, por dhe të jem gjithmonë me këmbë në tokë.

Është zgjeruar numri i shërbimeve në Klaudia Microblading?

7 vite më parë nisa të bëj vetëm vetulla microblading, në një studio 15 m2 dhe pas 6 muajsh shtova shërbimin e qerpikëve exstension me kolegen time që punojmë ende bashkë, dhe më vonë pigmentimin e buzëve, penelit, shtova trajnimet Microblading për kursantet e mia, ku jepja gjithë njohuritë dhe përvojën time për vajzat e reja në këtë fushë. Kemi pasur disa shërbime ekskluzive siç janë Philaser Laser Tattoo Removal, Scalp Micropigmantation by Phiacademy dhe shumë të tjera, ku sot numërojmë mbi 20 shërbime bukurie për femrën. Gjithçka realizohet në një studio me të gjitha kushtet dhe aparaturat e teknologjisë së fundit.

Mes shërbimeve që ju ofroni, cilin do të përzgjidhnit për Tetorin Rozë?

Si gjithmonë jemi në fushatën Pay with smile (paguaj me një buzëqeshje) dhe ofrojmë falas punimin e vetullave Microblading për të gjitha femrat që po kalojnë kancer, për t’i bërë të ndihen shumë më mirë Phi Laser është laseri më i mirë në të gjithë botën, prodhim nga Phi Academy për eliminimin e tatuazheve.Siguron 100% eliminimin pa shenja të tatuazheve permanent, make up, ku futen buzët dhe vetullat, si dhe të gjithë tatuazhet e trupit. Kjo pajisje gjermane realizon gjithashtu dhe heqjen totale të qimeve, në varësi dhe të tipologjisë që ndryshon nga femrat tek meshkujt, të cilëve u nevojiten më shumë seanca.

 

 

ADRESA: Rruga “Ibrahim Dervishi”, Tiranë

Cel: +355 (0) 67 208 9030    |    + 355 (0) 67 713 6362

E-mail: [email protected]

Web: www.microbladingbyklaudia.al 

Facebook: Klaudia’s Aesthetic

Instagram: klaudia’saesthetic

 

Botuar tek Revista Psikologjia, Nr,184, muaji Tetor

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top