Dëshmi

September 1, 2023 | 15:14

Klinika “EGO” / Dr.Elda Kadra: Jepi rëndësi shëndetit mendor për një cilësi të mirë jete!

 

Shëndeti mendor është një pjesë integrale e shëndetit dhe mirëqenies, duke përcaktuar se si ne mendojmë, ndjehemi dhe veprojmë psikologjikisht, emocionalisht dhe socialisht. Është një aspekt shpesh i anashkaluar, por në fakt mund të ketë një ndikim të thellë në të gjitha fushat e jetës sonë. Sipas psikiatres Elda Kadra, shëndeti mendor është thelbësor për jetën personale dhe zhvillimin. Ndaj, për një performancë sa më pozitive për mirëqenien tonë, duhet të tregojmë kujdes, që në shenjat e para të ndonjë çrregullimi. Në klinikën EGO, do të gjeni mbulimin e gjerë të të gjitha shërbimeve, konsulencë dhe terapi me mjekët më të mirë të fushës.

371509017_1956425958058877_1850008722186200875_n

Dr. Elda Kadra ka kryer specializim 4-vjeçar në spitalin psikiatrik “Xhavit Gjata”, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Departamenti i Neuroshkencës, Tiranë. Ka punuar në Urgjencën Psikiatrike dhe në pavijonet akute dhe subakute. Ka marrë pjesë në simpoziume dhe konferenca, brenda dhe jashtë vendit dhe është autore e punimeve shkencore. Është anëtare e Lidhjes së Psikiatrisë Shqiptare. Aktualisht ushtron aktivitetin e saj në klinikën private “EGO”, konsulencë psikiatrike dhe psikologjike.

 

Jetojmë në një kohë ku shëndeti mendor konsiderohet si më i prekuri. Si e shpjegoni këtë rritje?

Ka disa elementë që mund të kontribuojnë në perceptimin e një rritje të shqetësimeve të lidhura me shëndetin mendor, globalisht. Disa prej tyre mund të përfshijnë: Ndryshimet Sociale dhe Teknologjike; Avancimet teknologjike dhe transformimet sociale në mënyrën sesi jetojmë dhe komunikojmë; Konkurrenca intensive në fushën profesionale dhe sociale; Përkeqësimi i ekuilibrit midis punës dhe jetës private; Pasiguria ekonomike; Përjetimi i diskriminimit, stigmës, racizmit; Pasojat e Pandemisë; Traumat e Fëmijërisë; Zia, humbja e personave të dashur; Vështirësitë nga Sëmundjet Kronike, etj.

 

Në vendin tonë, si mjeke psikiatre, cilat raste evidentoni më së shumti dhe grupmoshat e prekura?

Sipas të dhënave të OBSH, të publikuara në shtator 2021, vlerësohet që afërsisht 1 nga 4 persona në gjithë botën do të përjetojnë një lloj çrregullimi mendor. Ato mund të ndryshojnë në intensitet dhe janë të larmishme, duke përfshirë një gamë të gjerë si depresion, çrregullimet e ankthit, çrregullimi bipolar, skizofrenia etj. Në profesionin tim si psikiatre, disa nga sëmundjet më të zakonshme përfshijnë depresionin, ankthin, çrregullimin obsesiv-kompulsiv, skizofreninë dhe çrregullimin bipolar. Grupmosha më e prekur është ajo e adultëve të rinj. Shtrirja e gjerë të çrregullimeve mendore na ndihmon të kuptojmë më mirë nevojën për trajtim dhe kujdes të specializuar për të ndihmuar individët që përballen me këto sfida shëndetësore.

371505689_284886090924108_7281291592255682500_n

Kur dhe pse vlen terapia?

Terapia fillon pas diagnozës së sëmundjes për të ndihmuar në menaxhimin e simptomave dhe parandalimin e episodeve të reja. Terapia është një aspekt kritik për të trajtuar dhe menaxhuar këto çrregullime mendore. Ajo varion nga lloji dhe graviteti i sëmundjes dhe ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së individëve të prekur. Terapia duhet të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur pasi të konstatohet çrregullimi, për të parandaluar përkeqësimin e simptomave dhe për të ofruar mbështetje dhe ndihmë profesionale në rrugën drejt shërimit.

 

Shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa ai fizik. Si mund të kujdesemi për të?

Ndryshimet e vogla në rutinën e përditshme mund të sjellin ndikime pozitive të dukshme në shëndetin mendor. Ndër masat që mund të kontribuojnë në përmirësimin e shëndetit mendor përmendim: Aktivitetin fizik, ushqimin e shëndetshëm, teknikat e relaksimit, kujdesin për veten, gjumin e mjaftueshëm, marrëdhëniet sociale.

 

Kur dikush vuan nga çrregullime të shëndetit mendor, padyshim lind nevoja për këshillim edhe për personat që kujdesen për të. Çfarë këshilloni ju si profesioniste e fushës?

Tregoni mirëkuptim dhe empati, duke dëgjuar pa bërë gjykime. Dëgjoni me kujdes dhe tregoni interes për atë që ndajnë me ju. Inkurajojini që të kërkojnë ndihmë nga një profesionist i shëndetit mendor, si psikologu apo psikiatri. Përpiquni të respektoni privatësinë e tyre. Inkurajojini që të ndërtojnë një rutinë të rregullt, të ushqehen shëndetshëm, të mendojnë pozitivisht dhe të kryejnë aktivitet fizik. Në raste të rënda, udhëzojini të kërkojnë ndihmë nga burimet profesionale.

371538859_675077890877865_5300689735580622710_n

Në klinikën EGO, cilat shërbime ofrohen? Si funksionon terapia?

Klinika EGO është një qendër shëndetësore që ofron shërbime të ndryshme të kujdesit shëndetësor dhe psikoterapisë. Këto shërbime përfshijnë konsulta psikiatrike (vlerësimin psikiatrik, diagnostikim, psikoterapi, psikoedukim dhe ndjekje në vazhdimësi të trajtimit), terapi individuale, terapi çifti, si dhe këshillim psikologjik. Klinika EGO ka qëllim të ofrojë shërbime të shëndetit mendor për të gjitha grupmoshat, duke përfshirë fëmijët dhe të rriturit. Lloji i terapisë varet nga lloji dhe rëndesa e sëmundjes. Psikoterapia mund të përdoret për trajtimin e shumicës së këtyre sëmundjeve, ndërsa për situatat më të rënda, medikamentet mund të jenë pjesë e trajtimit. Kombinimi i tyre mund të jetë më efektiv për disa persona. Psikoterapia është një metodë e përdorur për të ndihmuar klientët të kuptojnë, menaxhojnë dhe zhvillojnë mënyra të shëndetshme për të trajtuar sfidat emocionale dhe psikologjike. Terapia përdor metoda të ndryshme psikoterapeutike dhe secili rast trajtohet individualisht sipas nevojave të klientëve. Psikoterapia mund të ndihmojë në shërimin e ankthit, depresionit, stresit dhe shumë problemeve të tjera psikologjike. Terapia me medikamente psikiatrike të projektuara, është një pjesë shumë e rëndësishme e trajtimit të shumë sëmundjeve dhe kushteve psikiatrike. Sëmundjet që trajtohen me terapi me medikamente psikiatrike përfshijnë depresionin, ankthin, skizofreninë, çrregullimin bipolar, ADHD-n, çrregullimin obsesivo-kompulsiv,etj. Përdorimi i medikamenteve psikiatrike duhet të bëhet me rekomandimin e një mjeku psikiatër dhe në monitorimin e tij.

 

Pse duhet t’i japim rëndësi shëndetit mendor?

Shëndeti mendor është një pjesë themelore e shëndetit të përgjithshëm. Ai ndikon në mirëqenien personale dhe ndjenjën e kënaqësisë, ndikon në cilësinë e marrëdhënieve me familjen, miqtë dhe kolegët. Po ashtu, një shëndet mendor i mirë rrit nivelin e produktivitetit dhe performancës në punë, shkollë dhe detyrat e përditshme. Shëndeti mendor dhe ai fizik janë të ndërlidhur ngushtë. P.sh. stresi dhe ankthi mund të ndikojnë negativisht në sistemin imunitar dhe të shkaktojnë probleme shëndetësore të ndryshme, përfshirë tensionin e lartë të gjakut dhe çrregullimet e stomakut. Në botën e sotme, ekzistojnë shumë raste të suksesshme të rikuperimit dhe rindërtimit të shëndetit mendor. Në të kuptuarit se ka shembuj të suksesshëm, mund të gjendet motivim, por kujdesi për shëndetin mendor është një udhëtim personal. Kërkesa për ndihmë dhe këshillim nga profesionistët e shëndetit mendor, përdorimi i teknikave të menaxhimit të stresit dhe krijimi i një mjedisi mbështetës, mund të ndikojnë pozitivisht në cilësinë e jetës.

371525031_710761457559006_3191827615485510308_n

Adresa: Rruga e Dibrës, Kompleksi Halili, Godina C, Kati 2, Tiranë

+355 (0) 69 638 1750

www.ego.al  

 [email protected]

Klinika “EGO”

klinikaego

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top