Dëshmi

June 10, 2022 | 12:30

Klinika Ligjore Frashëri / Një firmë me prestigj ndërkombëtar: Gjetja e zgjidhjeve, prioriteti ynë!

*Kastriot Frashëri, avokat, studiues, publicist dhe aktivist i njohur i shoqërisë civile

 

 

Nga Orjona TRESA

 

Në zyrën e avokatit ka dritë, shumë dritë! Nuk është rastësore dhe as ka të bëjë vetëm me ndriçimin diellor që lejon rrezet të ndriçojnë hapësirën. Është një proces me shumë se kaq, i cili ka të bëjë me pasqyrimin e një angazhimi të gjatë ndër vite. Një studio e madhe që flet hapur për një sukses që ngrihet mbi kualifikimet e tij profesionale në disa nga universitetet më të mira të botës dhe mbi shumë dosje të sistemuara në arkivë e që vulosin përvojën gati 20-vjeçare në fushën e drejtësisë. Avokati i mirënjohur Kastriot Frashëri e ka të shenjtë kohën profesionale, por njëherësh është i pakursyer të të ofrojë të gjithë ndihmën e tij për të të orientuar aty ku duhet për çështje që lidhen me zbatimin e ligjit.

3e155c15-6a75-4a00-acbc-fa95ba2c2fc7

Dhe i jap të drejtë, sepse në historikun e gjyqësorit në Shqipëri, jo pak çështje kanë reflektuar cilësi të dobët juridike në zgjidhjen e drejtë të tyre. Por, për zotin Frashëri, peshorja e drejtësisë është gjithashtu e shenjtë, dhe ai kurrë nuk ka bërë kompromis për ta përmbysur atë! Dhe, pas kësaj përvoje prej dy dekadash, jo rastësisht ai është përzgjedhur nga firma të mëdha ligjore në Angli dhe në botë duke i dhënë ekskluzivitetin e përfaqësimit të shërbimeve të tyre dhe për të ndjekur dhe përfaqësuar çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me avokatinë, njëherësh të jetë i ftuar në konferenca të ndryshme për të udhëhequr me dijet e tij të përkora, përçimin e vlerave dhe standardeve profesionale që mbart.

I nderuari Kastriot Frashëri na pret në zyrën e tij me modesti, ndonëse na urdhëroi mirëseardhjen me një set suveniri pijesh të mbretëreshës britanike nga Royal Shop, Buckingham Palace. “Frashëri Law Firm” gjendet në qendër të kryeqytetit dhe duket qartë që reflekton kulturën e tij anglo-saksone. Në mjediset e saj përveç flamujve spikat portreti i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti dhe i Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elisabeth I, UK, shoqëruar me një regjistrim fotografik të ndërveprimeve të tij me njerëz të shquar nga të gjitha kontinentet në një larmi situatash ndërkombëtare. Nuk është nga ata hijerëndët që romuzet u varen deri në tokë. Është kaq social dhe njerëzor, saqë kush e takon për herë të parë i bën përshtypje qytetaria dhe mirësia e tij, veç emancipimit dhe dijes që përcjell. Është i njëjti me atë që njohja më ka shënuar vite më herët kur në ndjekje të lajmit, ai ofrohej për të dhënë shpjegime për çështje të ndryshme ligjore, aq të panumërta në vitet e gjata të tranzicionit.

8ee3b434-6731-434e-ab74-28e3c1dcbe63Në skrivaninë e tij ka shumë çështje të formuluara, të sapozgjidhura dhe në proces, suksese të cilat tërheqin njëra-tjetrën dhe e bëjnë të dëshiruar emrin e Kastriotit, si avokati i drejtë, i saktë dhe korrekt por edhe mirëbërës kur është fjala për t’i kursyer në kohë dhe financa klientët e tij, duke reflektuar qartë përgjegjësinë sociale. Sepse, siç ma pohon dhe ai vetë, në disa raste, për persona me të ardhura të pakta dhe për çështje të veçanta që kanë të bëjnë me zgjidhje martese, pronësie apo shkelje të kontratës së punësimit, jepet me shpirt që kostoja financiare e zgjidhjes së tyre të bëhet sa më e përballueshme për klientët. Dhe, kjo ka bërë që avokati dhe Studio Ligjore Frashëri të përzgjidhet jo pak herë si modeli i ndershmërisë dhe seriozitetit në këtë profesion përtej kufijve shqiptarë.

 

Cili është profili Firmës Ligjore Frashëri?

Frashëri Law Firm një histori suksesi dhe ekspertize e nivelit të lartë profesional Frashëri Law Firm drejton një ekip ligjor me reputacion të jashtëzakonshëm në nivel kombëtar e ndërkombëtar. Që nga viti 2004, qytetarët shqiptarë, shtetas të huaj, shumë organizata jofitimprurëse shqiptare dhe kompani biznesi VIP dhe zyrtarë qeveritarë janë mbështetur në shërbimet ligjore të firmës. Firma Ligjore Frashëri është anëtare e SFAI, një rrjet ndërkombëtar shërbimesh konsulence dhe këshillimore, me prezencë në mbi 107 vende, më shumë se 270 zyra dhe më shumë se 12.000 profesionistë. Të qenit anëtar i rrjetit SFAI na lejon të jemi një firmë prestigji ndërkombëtare dhe t’ju shërbejë në çdo vend të botës. Anëtarësimi në rrjetin SFAI e lejon Firmën Ligjore Frashëri të ofrojë zgjidhje globale. Nga ana tjetër përdorimi i Platformës së Inteligjencës Artificiale në Profesionin e Avokatit na krijon avantazhe pa fund për të treguar ndaj klientit jo vetëm kujdesin e duhur (Due Diligence) përmes depërtimit të thellë në dokumentet, rishikimit të dokumenteve, reduktimin e riskut, por edhe të uljes së kohës së punës dhe shpenzimeve të tyre.

6

I nderuari Avokat Kastriot Frashëri, prej vitit 2004 është një avokat i mirënjohur. Në vitin 2019 është diplomuar në “Finance and Accounting”, ndërsa në vitin 2020 në “International Law”, dhe “Economics and International Business” nga International Business Management Institute, Berlin, Germany. Në vitin 2021 është diplomuar në “Technical Review of Employment Contracts, ndërsa në vitin 2020 në “Applied Corporate and Business Law” nga Metropolitan School of Business and Mangement, UK. Ai është ftuar shpeshherë në programe të shkurtra studimi nga Trinity College, Univeriteti i Oxfordit, UK, Kings College, London, Universiteti i Torontos, Universiteti i Calgarit, Canada, Universiteti i Leipzingut, Germany, ku dhe ka referuar për çështje të ndryshme në zhvillimet globale.

50

 

FUSHAT E PRAKTIKËS KU FOKUSOHET

Në ligjin e brendshëm dhe ndërkombëtar Frashëri Law Firm ofron shërbime profesionale në:

  • Konsulencë ligjore për çështje të qeverisjes së korporatave
  • Çështje Civile
  • Çështje Administrative
  • Koorporata – Taksa
  • Çështje Familjare & Pjesëtim pasurie
  • Çështjet e Emigracionit, Ekspuls dhe Nënshtetësisë
  • Marrëdhënie pune
  • Prokurime publike
  • Këshilla tatimore
  • Shërbime Kontabiliteti dhe Auditi
  • Menaxhim dhe analiza strategjike
  • Çështje Tregtare dhe biznesi
  • Hartim Kontratash & Themelim të Shoqërive tregtare dhe OJF
  • Çështje të Pronësisë Intelektuale &Sportit
  • Ndërtimi dhe zhvillimi i pasurive të paluajtshme & shitje dhe blerje pronash

17

14

 

 

flf-qr-codeFrashëri Law Firm

Rruga e Dibrës, Nd. 91, H. 4, Tiranë, ALBANIA | +355 68 600 00 67

[email protected] | www.frasherilawfirm.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Drejtor Marketingu - Geart Shehu: 0682097486
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
Boana Shenjtolli: 0694767053
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top