Çfarëdo që i nevojitet lëkurës tuaj, mbështetuni në informacione të besueshme. Jo çdo herë ato i gjeni lehtë. Klinika “Stroka” ofron këshilla të nevojshme për çdo person, të predispozuar për sëmundje të lëkurës si nishanet, kanceri, etj.
Afërdita Stroka, mjeke e përgjithshme
Maji shënon një muaj që bën kthesën sa i takon temperaturave. Rritja e tyre, përveç aspektit pozitiv, siç është çlirimi nga veshjet e tepërta, ndikon në një aspekt aspak të dëshiruar. Dëmtimi i lëkurës, që vjen nga rrezatimi diellor, shkakton gjithash një varg problemesh nëse nuk ia vëmë veshin në kohë. Klinika Stroka, avangarde në parandalimin dhe trajtimin e disa lloje problemesh të lëkurës dhe kancereve të saj, ju vjen në ndihmë me disa këshilla të nevojshme. Një nga mënyrat më të rëndësishme për t’u kujdesur për lëkurën tuaj sipas doktoreshë Afërdita Strokës, është shfrytëzimi i kujdesshëm i rrezatimit diellor për trupin tuaj. Krahas efekteve dobiprurëse ekspozimi i tepruar tek rrezatimi diellor mund të shkaktojë djegie të lëkurës, goditje nga të nxehtit, pikën në tru, të favorizojë shfaqjen e nishaneve, rrudhave dhe kancerit të lëkurës në mosha të hershme dhe probleme të tjera të lëkurës.
Për mbrojtjen më të plotë të diellit:
Përdorni krem dielli ku shënohet me germa të mëdha SPF dhe një numër me përqindje prapa (p.sh. SPF 15%, ose 30%, ose 50% etj).Mbrojtja ndaj rrezatimit Ultra Violet (UV) diellor është strategjia kryesore parandaluese e disa sëmundjeve te lëkurës. Edhe pse ky kufizim është i këshillueshëm, mënyra e jetesës e bën të pamundur për shumë individë. Përdorimi i rregullt i kremrave mbrojtës nga dielli paraqet një kompromis praktik. Ato kanë treguar se mbrojnë nga keratozat aktinike, elastoza diellore dhe karcinoma me qeliza skuamoze. Përdorimi rutinë i tyre gjithashtu mund të zvogëlojë rrezikun e melanomës. Dermatozat e shkaktuara nga ekspozimi i tepruar në diell mund të parandalohen jo vetëm me kremra dhe veshmbathje si bluzë me mënga dhe fustan të gjatë (verore), por edhe me ekspozimin në orët me rrezatim të ulët UV para orës 9:00 dhe pas orës 17:00 në muajt e beharit (fillim maj-fund shtator). Rrezatimi UV që arrin sipërfaqen e Tokës mund të ndahet në UV-B (290-320 nm) dhe UV-A (320- 400 nm). Një krem dielli “spektër i gjerë” siguron mbrojtje prej UV-B dhe UV-A. Një produkt “rezistent ndaj ujit”ruan efektin mbrojtës pas 40 ose 80 minutash zhytje në ujë.
Përdorni krem dielli
Përdorni një krem dielli me spektër të gjerë me një SPF prej të paktën 15%. Aplikoni me kujdes atë 30 minuta para zhytjes në ujë, mos lani trupin me sapun pas daljes dhe mos e fërkoni trupin me peshqir pas daljes prej ujit. Kremi SPF 15% ka fuqi mbrojtëse pothuaj sa ai 30%, 40%, 50%, 60% etj. Ndryshimi qëndron tek kohëzgjatja e veprimit mbrojtës të kremit. Ajo zgjat përkatësisht 1-2 orë, 2-4 orë, 4-5 orë, 5-6 orë dhe 6-8 orë. Për shkak të dëmeve që shkaktojnë në sistemin e gjëndrave me derdhje të brendshme për fëmijët dhe të moshuarit të përdoren kremra SPF me përqindje sa më të ulët.
Preferoni hijen. Të qëndrosh brenda shtëpisë është padyshim mënyra më e mirë për të shmangur diellin, por inkurajimi i individëve për të shmangur orët kur dielli është në kulmin e tij është mënyra më e mirë. Përpjekja për të planifikuar aktivitete para orës 10 të mëngjesit dhe pas orës 4 pasdite shmang ekspozimin diellor me rrezatim të lartë UV. Në ditë të vrenjtura, 80% e rrezatimit UV mund të depërtojë në tokë përmes reve. Hija është gjithashtu e këshillueshme me gjithë vështirësitë në vlerësimin e saktë të efekteve mbrojtëse, duke patur parasysh reflektimin dhe depërtimin e rrezatimit UV në mjedise të ndryshme.
Vishni veshje mbrojtëse. Veshja mund të jetë një formë e shkëlqyeshme e mbrojtjes nga dielli. Mbrojtja bie ndjeshëm kur pëlhura bëhet e lagësht. Ngjyra luan një rol të vogël. Ngjyrat e errëta mbrojnë më mirë sesa ngjyrat e hapura. Kapelet janë pjesë më të rëndësishme të veshjeve. Kërkohet një buzë e gjerë për të mbuluar trupin dhe qafën. Përdorimi i rregullt i kremit të diellit mund të zvogëlojë sintezën e vitaminës D të varur nga rrezet UV. Personat e moshuar janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj pasojave të mungesës së vitaminës D, duke favorizuar zbutjen dhe thyerjet e kockave. Individët e udhëzuar për të aplikuar me kujdes kremrat e diellit ende marrin dritë të mjaftueshme të diellit për të ruajtur nivelin normal të vitaminës D. Nivelet optimale të vitaminës D nuk janë përcaktuar. Ato mund të merren nga ekspozimi i rastësishëm në diell, dieta dhe shtojcat dietike. Për individët që praktikojnë mbrojtje të rreptë, rekomandohet marrja ditore prej 600 IU e vitaminës D përmes dietës ose shtojcave; për personat e moshës 71 vjeç ose më të vjetër mund të rekomandohen 800 IU ose më tepër. Kremrat e diellit vetëm mund të ofrojnë mbrojtje të pamjaftueshme nga rrezatimi UV. Kremrat e diellit funksionojnë më së miri për të parandaluar djegien nga dielli nga rrezatimi UV-B. Ato ofrojnë mbrojtje më të kufizuar nga rrezatimi UV-A. Hija mbetet forma më e mirë e mbrojtjes nga dielli. Për shkak se rrezet UV mund të kenë efekte të dëmshme akute dhe kronike në indet sy, syzet e diellit ofrojnë mbrojtje të rëndësishme.
Molat apo nishanet me ngjyrë të lëkurës të shfaqura gjatë jetës, si njolla të vogla në kafe ose më të errëta zhvillohen si pasojë e ndryshimeve në shtresën e thellë të lëkurës ku shtrihen qelizat e pigmentuara. Zakonisht dëmtimi ndodh gjatë fëmijërisë dhe djalërisë ose vajzërisë. Shumica e njerëzve që nuk janë mbrojtur në këto mosha kanë nga 10 deri në 40 nishane me ngjyre kafe (mola), disa prej të cilave mund të ndryshojnë në pamje ose të zbehen me kalimin e kohës. Shumica e molave janë të padëmshëm. Rrallë, ato transformohen ne kancer lëkure. Monitorimi i nishaneve dhe njollave të tjera të pigmentuara është një hap i rëndësishëm në zbulimin e kancerit të lëkurës, veçanërisht melanomës malinje.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 167
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.