FB

December 13, 2022 | 9:56

Klinika Vera Virhov: Rëndësia e shëndetit mendor tek fëmijët, monitorimi dhe fjala e profesionistëve të vërtetë

 

Fëmijët janë të ndryshëm, sikundër çdo sjellje e tyre nuk mund të jetë po aq e njëjtë mes bashkëmoshatarësh të tjerë. Por për prindin ka gjithmonë një mënyrë ndryshe të të parit, veçanërisht në ato raste kur sjellja e tij nuk përkon në normalitetin e të tjerëve. Edhe pse prindërit në shumicën e rasteve nuk duan ta pranojnë të ndryshmen tek fëmija e tyre, ata duhet të jetë të vetëdijshëm se të monitoruarit dhe kapja në fazat e hershme të çrregullimit sjellor të tij, e ndihmon të voglin të rikuperohet dhe të ketë një jetë normale si gjithë të tjerët.

vera1

Kur flasim për shqetësime të tilla, të cilat mund të derivojnë me një spektër me të gjerë në sëmundjet e shëndetit mendor, fjala e patjetërsueshme u përket profesionistëve, mjekëve që përcaktojnë diagnozën apo prognozën për raste të tilla. Në Klinikën Vera-Virhov bashkëveprimi i disiplinave të ndryshme mjekësore e ka fuqizuar këtë rol, duke bërë që rastet e fëmijëve me probleme të shëndetit mendor të kapen në kohë dhe të kenë rezultate pozitive në zhvillimin e duhur. Kabineti i Shërbimit të Shëndetit Mendor për Fëmijët përbëhet nga mjeku pediatër dr. Edi Tushe, mjekja psikiatre për fëmijë dr. Mariola Bani, mjekja neurologe dr. Meri Papajani dhe nga logopedet Silvana Gjoni, Klajdi Kaca etj.

Në Klinikën Vera Virhov, fëmijët ekzaminohen me seriozitet dhe profesionalizëm nga mjekët specialistë të cilët zbatojnë protokollet ndërkombëtare të aprovuar nga institucionet kompetente për të vlerësuar nëse një fëmijë ka nevojë për terapinë e zhvillimit, dhe më pas logopedistët e klinikës merren me fëmijën duke i aplikuar teknikat e logopedisë.

 

vera3

Logopede Silvana Gjoni

Logoterapia është terapia e të folurit, që realizohet me dhe për fëmijë dhe të rritur me problematika të komunikimit verbal dhe jo-verbal. Tek logopedi mund të drejtoheni qoftë për një konsultë rutinë për mbarëvajtjen e zhvillimit të komunikimit tek fëmija, që në moshën 10 muajsh e deri në moshën geriartrike. Disa nga diagnozat që trajtojmë janë: Apraksia e të Folurit tek Fëmijët (CAS), për të cilën ne përdorim metodën më efikase deri më tani, DTTC. Gjithashtu, përdorim edhe metodën PROMPT, për të cilën është dashur një kualifikim i thellë dhe sfidë për ta implementuar për herë të parë në Shqipëri. Duke parë rezultatet pozitive, ka qenë zgjidhja dhe zgjedhja më e mirë. Gjithashtu, në klinikë trajtohen në mënyrë të veçantë edhe Çrregullimet e Rrjedhshmërisë (si belbëzimi), për menaxhimin e së cilës trajnojmë jo vetëm fëmijën, por edhe prindin, me metodën Lidcombe. Një vëmendje të veçantë merr edhe trajtimi i Çrregullimit të Spektrit të Autizmit dhe ADHD, ku ofrohet terapi ABA, terapia logopedike dhe terapi loje. Duke njohur problematikat dhe nevojat sensoriale të fëmijëve, sidomos të fëmijëve në Spektrin e Autizmit, ofrohet dhe terapia sensoriale (Sensory Integration Therapy), si një terapi bashkëshoqëruese, e cila ka shumë përfitime, duke nisur nga ndihmesa që iu jep fëmijëve për koordinimin, orientimin në hapësirë, kohë, menaxhimin e hipersensitivitetit, vetë-rregullimin emocional. Gjithashtu, ofrohen edhe klasa autonomie, bazuar në protokollin AFLS, për të arritur që një fëmijë me autizëm sot, të jetë një individ i pavarur nesër, që të plotësojë nevojat dhe dëshirat e tij për jetesë optimale.

vera2Rehabilitimi i problematikave të komunikimit, është i ndryshëm për çdo individ, edhe pse mund të kenë të njëjtën diagnozë, por prognoza e këtyre fëmijëve pas trajtimeve të marra në jo vetëm një lloj terapie, është shumë herë më pozitive sesa në rastet kur fëmija merr vetëm një lloj terapie. Gjithashtu, ajo varet edhe nga intensiteti terapeutik, niveli i vështirësive që paraqet fëmija dhe angazhimi i të gjithë personave afër fëmijës. Bazuar në eksperiencën e disa viteve, në 5 vitet e fundit ndërgjegjësimi është rritur. Fëmijët vijnë më herët dhe për pasojë rikuperojnë vështirësitë më herët dhe rezultatet janë më pozitive.

 

Nëse fëmija ka nevojë për EZHE ( Electroencephalogramë), në Klinikën Vera Virhov, ajo jo vetëm që bëhet nën kujdesin e veçantë të mjekes neurologe dr. Meri Papajani përmes një aparati mjaft modern për diagnozën e EZHE-së, por madje, për fëmijët bëhet edhe më e thjeshtë përmes një kapuçi që përshtatet me moshën e fëmijës, duke bërë që ekzaminimi të mbarojë shpejt dhe me mjaft cilësi.

Si përfundim, një fëmijë i rritur shëndetshëm, do të jetë një adult i përshtatshëm për shoqërinë dhe familjen e ardhshme. Prindërit duhet të kërkojnë vlerësimin neuopsikiatrik të fëmijës duke ia kërkuar këtë mjekut pediatër vazhdimisht në vizitat rutinë të radhës. Klinika Vera Virhov do të jetë gjithmonë në ndihmë të prindërve dhe fëmijëve me nevoja të veçanta, duke ofruar cilësi dhe siguri profesionale shëndetësore.

vera

 

Adresa: Rruga “Islam Alla”

Cel: +355 68 20 31 903  |  +355 68 60 64 320

Dr. Genta Dedej I Dr. Edi Tushe – Klinika Vera-Virhov

klinikaveravirhov [email protected]

 

11

Botuar në Revistën Psikologjia Dhjetor Nr. 186 – Viti 2022

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top