FB

December 13, 2022 | 10:00

Sindroma e Pinokut, çrregullimi psikologjik që të pavërtetën e mirëquan si të vërtetë

Përgatiti Drilona Shehaj, Abazaj psikologe

 

Për ata që vuajnë nga sindroma Pinokut të thuash gënjeshtra është një sëmundje, një çrregullim psikologjik që e bën gënjeshtrën një zakon të përditshëm, një rutinë pa të cilën nuk mund të bëjnë, duke u kthyer e pakontrollueshme për ata.

j

Ata e bëjnë edhe kur nuk është e nevojshme, sepse preferojnë ta shtrembërojmë realitetin sesa ta jetojnë atë për atë që është. Pra gënjejnë për çdo gjë, edhe më të voglën, duke e fryrë deri në detaje, për ta bërë më të besueshme në sytë e të tjerëve. Jo të gjithë ata që janë prekur nga sëmundja e gënjeshtrës e bëjnë këtë për të njëjtin qëllim. Prandaj është mirë të kuptojmë dallimin midis gënjeshtarit kompulsiv dhe gënjeshtarit patologjik.

Kur gënjeshtari kompulsiv thotë një gënjeshtër, ai nuk e bën atë me një qëllim të caktuar dhe as manipulues, të paktën jo hapur. Ai thjesht është mësuar të thotë gënjeshtra, sepse kjo e bën të ndihet mirë në krahasim me të vërtetën.

Ai ka vështirësi serioze për të qenë i sinqertë, kështu që përfundon duke treguar mashtrime për gjithçka. Dhe duke bërë këtë, gënjeshtra bëhet një përgjigje automatike dhe kompulsive.

Gënjeshtari patologjik, nga ana tjetër, thotë gënjeshtra gjatë gjithë kohës për qëllime specifike, manipuluese. Gënjeshtari kronik nuk është aspak empatik, pasojat emocionale që shkakton sjellja e tij te të tjerët nuk e shqetësojnë atë. Gënjeshtra është thjesht një zakon që ai e ka mësuar që në moshë të vogël, një lloj mekanizmi mbrojtës për të përballuar dhe menaxhuar realitetin. Shpesh ai karakterizohet nga personaliteti narcisist ose kufitar.

Shkaqet që çojnë në shndërrimin në një gënjeshtar patologjik janë shpesh të lidhura me fëmijërinë. Prindërimi ankthioz dhe i pasigurt, gjë që i ka bërë të ndihen të mbingarkuar dhe tepër të kontrolluar. Këta janë individë që nuk janë mësuar të duan njëri-tjetrin, të cilët janë ndjerë gjithmonë në faj dhe të ndryshëm nga të tjerët. Kështu ata filluan të thonë gënjeshtra për shkak të vetëvlerësimit të ulët ose për t’i shpëtuar çdo forme kontrolli, duke krijuar një botë të tyren, një realitet që nuk ekziston, por në të cilin ndihen të qetë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top