Mirëqenie

April 14, 2020 | 8:09

Klinikë Dentare Isufaj: Për një buzëqeshje të kuruar dhe estetike

I është rikthyer punës me një trofe më shumë. Tanimë, përveç diplomës së mjekut stomatolog, ajo gëzon dhe titullin më të bukur, atë të të qenit nënë e një vajze. Me pasion dhe me më forca për t’ia nisur profesionit, Dr.Joana Isufaj na rrëfen mbi angazhimin e saj me kohë të plotë në klinikën e saj “Klinikë Dentare ISUFAJ”.

Higjiena dhe sterilizimi janë të parat për mbarëvajtjen, pa lënë pas teknologjinë, punën e mjekut dhe ndërgjegjësimin e pacientit për të bërë një punë të shkëlqyer në grup. Ambicia e Joanës në profesion ka dhënë tregues pozitivë, ndërsa pohon se buzëqeshja dinjitoze qëndron tek dhëmbë të kuruar, të bardhë dhe estetikë të bukur.

Buzëqeshja është paraqitja e parë për çdokënd. Sa rëndësi merr ajo, duke pasur parasysh se dhëmbët janë ato që e reflektojnë më shumë?

Buzëqeshja është reflektim i lumturisë së njeriut, burim vetëbesimi. Një buzëqeshje me dhëmbë të bardhë, estetikë dhe të kuruar, është prezantim dinjitoz për këdo. Sot informacionet për shëndetin oral janë të shumta. Kjo bën që pacientët gjithnjë e më shumë të kërkojnë një buzëqeshje rrezellitëse, që arrihet së pari me higjienën orale dhe mbetet e tillë me konsultat periodike, të cilat duhet të jenë çdo 6 muaj. Në klinikën tonë paraqiten çdo ditë pacientë që kërkojnë buzëqeshje sa më të bukur.

Me përvojën tuaj si mjeke, por edhe nga përkushtimi në “Klinikën Dentare Isufaj”, si funksionon ky raport në shërbime të profilizuara, dhe cilat janë ato që ofroni?

Shërbimet e profilizuara që ofrojmë në klinikën: aparatet ortodontike, që shërbejnë për të pasur dhëmbë të drejtë; Faseta Emax, një nga avantazhet e Emax është se ajo kërkon pak ose aspak reduktim të dhëmbëve për aplikimin e tyre; Kurora zirkon ose metal porcelan, të cilat shërbejnë për dhëmbë të cilët janë të dëmtuar dhe nuk ka mbetur shumë strukturë e tyre; Proteza totale, kur pacienti ka mungesë të plotë të dhëmbëve dhe proteza parciale, kur pacienti ka mungese të një pjesë të dhëmbëve. Gjithashtu edhe Endodoncine Konservativen (mbushja e dhëmbëve dhe trajtimi i infeksioneve).

Profili akademik është ai që plotëson figurën e mjekut stomatolog. Cili është ai për të cilin keni investuar dijet tuaja dhe që ju identifikon?

Profili akademik është shumë i rëndësishëm. Pasi kam mbaruar studimet e larta në Universitetin “Zoja e Këshillit të mirë”, jam licensuar duke dhënë provimin e shtetit në Universitetin “Tor Vergata” në Romë, Itali dhe më vonë jam specializuar në fushën e Ortodoncisë.

Sa i takon ortodoncisë, cila është problematika që kërkon vëmendje dhe që e hasni më shpesh si nevojë emergjente për t’u trajtuar?

Një ndër problematikat që hasim më shpesh në fushën e ortodoncisë është koha kur pacientët identifikojnë një problem ortodontik. Shumica prej tyre vijnë në një moshë të rritur dhe shprehen se kanë nevojë për një trajtim Ortodontik, dhe kjo vetëm për arsye estetike, por ne si Mjekë Ortodontë na shqetëson edhe ana funksionale.

Duhet theksuar që vizitat ortodontike duhet të kryhen që prej moshës 5-6 vjeç, në mënyrë që problemin ta kapim në kohë, duke e parandaluar ose kuruar sa më lehtë atë. Sepse janë disa vese në fëmijëri si: mbajtja e gishtit ose çuços për një kohë të gjatë, të cilat shkaktojnë një ngushtim të qiellzës, e cila mund të rregullohet deri në moshën e pubertetit, kurse në moshë të rritur mund të rregullojmë vetëm harkatën, d.m.th vetëm në drejtimin e dhëmbëve.

Në ortodonci mund të hyjë në profil rregullator edhe kirurgjia, në rastet kur kemi një problematikë ortodontike të klasës së 3-të, kur nofulla e poshtme është goxha më para se ajo e sipërmja. Kjo ndodh më së shumti tek rastet gjenetike.

Flasim për një aspekt të ndjeshëm, garanci madhore për shëndetin siç është sterilizimi i ambienteve të klinikave.

Higjiena dhe sterilizimi janë shumë të rëndësishme në klinikën tonë. Sterilizimi është mënyra që përdoret për të shkatërruar (vrarë) të gjitha mikroorganizmat e gjalla (mikrobet, sporet, kërpudhat, viruset) që ndodhen në sipërfaqen e instrumentave. Sterilizimi bëhet nëpërmjet autoklavës. Veglat që përdoren te pacienti vendosen brenda, ku qendrojnë për një kohë të caktuar në një temperaturë 134˚C dhe nën veprimin e avujve me presion të lartë. Në përfundim të ciklit të sterilizimit shkatërrohen të gjitha organizmat që gjenden te veglat. Tavolinat e punës dhe poltroni pastrohen pas çdo pacienti me dezinfektant të fortë.

Ndalemi tek teknologjia, sa rëndësi kanë materialet mjekësore, shërbimi dhe mjeku stomatolog?

Teknologjia në klinikë është parësore, duke ofruar teknologjinë e fundit. Siç është Grafia Dentare, ku me anën e saj bëjmë të mundur në mënyrë sa më të saktë, një ekzaminim të detajuar të dhëmbëve, duke përdorur Apex Locator, i cili përdoret në dhëmbët të cilët u hiqet nervi dhe duhen trajtuar kanalet, si dhe për të përcaktuar apexin e kanalit, po ashtu edhe Endomotori, i cili shërben për të përpunuar kanalet e dhëmbit.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 147

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top