Këshilla & Arsye

April 14, 2020 | 8:09

Zerina Qendro: Covid-19, betejë e mendjes. Ka një fund, ashtu siç ka ndodhur me çdo katastrofë tjetër

 

Pandemia  COVID-19 tashmë përbën anën e errët të historisë botërore për një larmi arsyesh: fillimi i papritur, shpejtësia e transmetimit global, gabimet në njohjen dhe menaxhimin e virusit, neglizhenca apo minimizimi i rrezikut real, e gjitha kjo po shkakton shqetësim, frikë dhe stres. 

Zerina Qendro, psikologe këshillimi

Zerina Qendro, psikologe këshillimi

Të gjitha këto janë reagime natyrale dhe normale ndaj situatës në ndryshim dhe të pasigurisë në të cilën gjenden të gjithë. Kjo është një periudhë në të cilën ne nuk mund të bëjmë shumë, na mungon kontrolli dhe kjo është disi e frikshme.

Megjithatë, duhet të kujtojmë se kjo periudhë është kalimtare. Nuk do të zgjasë përgjithmonë dhe ndjenja e normalitetit do të rikthehet. Ka një fund, ashtu siç ka ndodhur  me çdo katastrofë tjetër. Si botë, si qenie njerëzore, ne duhet të mësojmë nga kjo. 

Për momentin, shumica prej nesh vazhdojnë të jenë të izoluar në shtëpi. Nuk mund të shmanget stresi ose ankthi i shkaktuar nga distanca sociale. Njerëzit janë krijesa sociale, ndërsa pandemia e koronavirusit është një moment ekstrem, ku lloji i izolimit që sugjerohet te njerëzit, nuk është përvojë aq e zakontë.

2

Mund të rekomandoj angazhimin me hobi, përkushtim në gatim, kujdesin dhe kohën me fëmijët dhe familjen, të praktikosh akte të vetëreflektimit, por ndërsa këto janë detyra produktive dhe të shëndetshme;

Edukimi në lidhje me rëndësinë e distancës sociale është i domosdoshëm në mënyrë që të lehtësohen efektet, të cilat izolimi mund të shkaktojnë. Ne të gjithë jemi pjesë e një përpjekje më të madhe për të mbrojtur shëndetin publik.

Bota është përballur me luftëra shumë më të mëdha, kjo është një betejë e mendjes, e durimit  dhe si komunitet, mënyra më e mirë për të luftuar këtë virus është të bëjmë detyrën tonë qytetare duke qëndruar brenda dhe në këtë mënyrë kemi dhënë ndihmën tonë. Kur kontribuojmë në mirëqenien tonë personale, kontribuojmë në mirëqenien kolektive të familjeve, komuniteteve dhe botës sonë. Nëpër frikën që kemi vërejtur, ne kemi vërejtur gjithashtu shumë dhembshuri që shfaqet. Shumë shërbime të mrekullueshme janë në dispozicion për të na ndihmuar të përballojmë, ndërsa ruajmë distancën sociale. 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top