Studim

April 16, 2018 | 14:37

Klori i pishinës rrit rrezikun e astmës

Qëndrimi me kohë të gjatë në pishinat e pastruara me klor, mund të rrisë rrezikun e astmës dhe shfaqje të tjera alergjike të aparatit frymëmarrës. Në këtë përfundim, shkruan revista “Pediatrics”, kanë arritur studiuesit e Universitetit Katolit të Lovanios (Belgjikë), pasi kontrolluan 850 adoleshentë nga 13-18 vjeç.

Ata që kishin ndenjur nga 100-500 orë nën ujë kishin zhvilluar astmën në përqindje tri herë më shumë se sa norma. Një përqindje analoge është regjistruar edhe për alergjitë tek ata persona që kishin notuar rreth 1000 orë. A ka një kurë? Studiuesit sugjerojnë që është më mirë të zgjidhni pishina ku ka impiante që përdorin sisteme alternative të desinfektimit, si jonizimi i ujit me bakër-argjend.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 123

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top