Mirëqenie

April 16, 2018 | 14:48

Çaji i rozmarinës përmirëson kujtesën

Rozmarina, emri i së cilës vjen nga latinishtja dhe përkthehet “Vesa e Detit” është një erzë që nuk duhet ta ndani nga kuzhina juaj, pasi vlerat e saj shëndetësore janë të mrekullueshme. Kjo bimë përdoret për të përmirësuar kujtesën dhe është e pasur me ushqyes të dobishëm për organizmin dhe konsumimi i saj përmirëson qarkullimin e gjakut në tru dhe ndihmon në rritjen e përqendrimit.

Vaji esencial i rozmarinës është përdorur prej shekujsh edhe për të larguar dhimbjet e kokës, dhimbjet muskulore, reumatizmën dhe artritin. Gjithashtu, rozmarina ka aftësi parandaluese të rënies së flokëve dhe kundër thinjave e vaji. Çaji i saj është përdorur edhe për të stimuluar dhe ushqyer rrënjët e flokëve dhe rritjen e tyre.

Për të përgatitur çajin e rozmarinë ndajeni degën e saj dhe copëzat hidhini në një tenxhere me qumësht dhe lërini të ziejnë së bashku. Më tej hiqeni nga zjarri dhe lërini të qëndrojnë së bashku për pesë minuta, gjatë të cilave duhet ta përzieni lëngun vazhdimisht e më pas shtypini copat e rozmarinës me lugë që të lëshojnë një aromë më të fortë dhe të çlirojnë vajrat esencialë. Shtoni mjaltin dhe çaji është gati.

Rozmarina është një bimë që mund të rritet lehtë në shtëpitë tuaja, sepse ka nevojë për pak përkujdesje. Tani që është pranverë mund të merrni një degë rozmarine dhe ta vendosni në një vazo të vogël, në një vend me dritë, por jo nën ekspozimin e drejtpërdrejtë të rrezeve të diellit.

Burimi / http://www.gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top