FB

July 25, 2022 | 7:45

Koha nuk ecën…fluturon!

“Koha nuk ecën, ajo fluturon” thotë një fjalë e urtë dhe akoma më shumë kur jemi të rritur dhe bëhemi të vetëdijshëm për këtë gjë. Pra, krijoni momente të mira dhe mos i humbisni ato. Kush ka momente të mira në jetë, do të ketë edhe kujtime të mira. Le të flasim për këtë koncept dhe të shohim se si mund t’i kthejmë momentet e mira në një jetë kujtimesh të mira.

Nëse koha ecën ngadalë, të paktën do të mund ta arrinim, ama kuptojmë se sa hap e mbyll sytë ajo ka ikur. Në një moment sapo keni mbaruar shkollën e mesme dhe një çast më pas sheh se fëmija juaj po fillon të njëjtin udhëtim. Sa hapni e mbyllni sytë sërish e papritmas jeni gjyshe, duke parë pas vetes disa dekada të mbushura plot me kujtime. Studimet tregojnë se njerëzit kanë tendencën të kujtojnë gjërat e mira të jetës, më shumë se sa të këqijat.

Momentet e bukura krijojnë një jetë të mbushur me kujtime

Ka kuptim kjo shprehje, apo jo? Sigurisht, momentet e bukura në jetë shndërrohen në kujtimet që do t’i rikthehemi kur të plakemi e vitet të kalojnë. Kujtimet e bukura rikthehen si një fllad i lehtë. Por jeta na përball edhe me fatkeqësi, momente jo të mira, sfida dhe përgjatë kohëve të vështira, shpesh është më e lehtë të fokusohemi në gjërat e këqija dhe të harrojmë fare momentet e vogla që e bëjnë jetën kaq të mrekullueshme. Dhe pavarësisht se koha nuk e ndal kurrë ritmin e saj, duhet të kujtojmë se kemi fuqinë për të qenë më të pranishëm, për të shijuar panoramën, për të gëzuar me të ngjashmit tanë, si dhe për të “fluturuar” në hapësira dhe vende mahnitëse, që na çojnë aty ku lindin agimet më mbresëlënëse. E megjithatë, mbetet e qartë, se pjesa më e madhe prej nesh ka detyra, detyrime për të përmbushur, synime për të arritur, në mënyrë që ta pajisim ekzistencën tonë me njëfarë ekuilibri. Në të vërtetë, koha është e mira më e çmuar që një qenie njerëzore mund të shpërdorojë. Për pasojë, duhet të dimë mirë se ku dhe se si duam ta shpenzojmë atë.Kush nuk gëzon ose kush nuk përkushtohet të bëjë diçka që e kënaq me të vërtetë e shpërdoron jetën e tij. Vitet fluturojnë, zhduken si një kokrrizë rëre në det. Nuk duhet të lejojmë që kjo gjë të ndodhë. Siç thuhet zakonisht, ndonjëherë duhet që t’i lëmë gjërat në dorë të kohës e të ndodhin vetëm, por ka edhe raste kur një njeri duhet të bëjë të mundur që diçka të ndodhë, atëherë kur e dëshiron dhe ka nevojë. Për të fituar këtë gjë, nuk mbetet gjë tjetër veçse të shpalosni flatrat dhe të kërkoni fatin tuaj, vendin që ju takon, njerëzit, qël[1]limet… Dhe ndërkohë, duhet të përpiqeni që këtë gjë ta bëni realitet. Mundohuni të përfitoni nga koha juaj sa më shumë të  jetë e mundur, sepse ajo fluturon!

img-9

Niseni çdo ditë me një buzëqeshje

Kot nuk thonë se njerëzit e inatosur janë zgjuar në anën e kundërt të krevatit. Mënyra se si zgjohemi përcakton edhe humorin e gjithë ditës. Nëse ngriheni te inatosur dhe të shqetësuar për ditën që ju pret, do të shihni vetëm momentet e këqija. Gjithsesi, nëse doni të ngriheni nga shtrati me një buzëqeshje mendoni: “Sot është një ditë e re dhe një mundësi e re për t’u përballur me gjëra të bukura”. Në këtë mënyrë do të jeni më tëprirur të fokusoheni te gjërat pozitive.

Praktikoni mirënjohjen

Ndërkohë që studimet e fundit tregojnë se praktikimi i mirënjohjes nuk ndikon edhe aq shumë në largimin e depresionit dhe ankthit (siç mendonim dikur), ajo po ashtu as nuk dëmton. Të kërkoni për gjërat që ju bëjnë mirënjohës nuk është vetëm për t’ju bërë të lumtur. Është një mundësi e mirë për të reflektuar realisht në momentet e vogla dhe t’i shndërroni ato në kujtime të bukura.

Jetoni të tashmen
Herën tjetër kur fëmijët do ju kërkojnë të luani së bashku, uluni në dysheme me ta. Pastaj, jini aty realisht, pa e pasur mendjen te faturat, gatimi dhe detyrimet. Problemet mund të presin për një orë, ndërsa fëmijët nuk do të jenë të tillë për shumë kohë, ndaj shijojini ata! Në fund të fundit, e kuptoni që koha fluturon vetëm kur shihni se sa shpejt janë rritur fëmijët. Mos e humbisni këtë kënaqësi! Në thelb, thjesht jini më të kujdesshëm për të krijuar momente të mira. Nëse fokusoheni për të ndërtuar momente të tilla, do të keni një jetë kujtimesh të bukura për të shijuar në të ardhmen.

 

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI |  Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 171

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top