FB

January 25, 2022 | 9:29

“Koha për qetësim”! DW: Fundi i pandemisë pas valës Omicron, OBSH jep sinjale shpresëdhënëse

Sinjale shpresëdhënëse nga OBSH: Një fund i shpejtë i pandemisë së koronavirusit në Europë konsiderohet i “besueshëm”.

Dy vjet pas fillimit të pandemisë së koronavirusit aktualisht gjatë valës së variantit Omikron po rriten gjithnjë e më shumë shpresat, se korona nga një pandemi po zhvillohet si një infeksion endemik, që ashtu si një grip mund të shfaqet vazhdimisht dhe shpesh në një rajon të kufizuar ose në një pjesë të popullsisë.

“Është e besueshme”, që Europa “po shkon drejt një faze të fundit”, deklaroi Hans Kluge, i cili është drejtori rajonal për Europën pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Kur vala aktuale Omikron në Europë do të bjerë, do të ketë për javë e muaj” një imunitet ndaj koronavirusit, ose falë vaksinimit, ose sepse njerëzit për shkak të infektimit kanë fituar imunitet”. Kësaj i shtohet edhe efekti favorizues i stinës, nënvizoi Kluge, duke iu referuar ardhjes së pranverës dhe të verës.

 

Burimi / News24.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top