Lifestyle

June 28, 2018 | 13:10

Koku Istambulova, gruaja më e vjetër në botë

Ajo ka tejkaluar gjithashtu kufirin biologjik të vendosur nga shkencëtarët për njerëzimin: 120 vjet. Emri i tij është Koku Istambulova, ajo jeton në Çeçeni, dhe në pasaportën e saj, në datën e lindjes, është shkruar më 1 qershor 1889. Së shpejti ajo do të bëjë 129 vite, gjatë së cilës ajo pa me sytë e vet luftën civile ruse, Luftën e Dytë Botërore, dëbimin çeçen të vitit 1944, rënien e Bashkimit Sovjetik dhe rënien e Murit të Berlinit. 

Një ekzistencë e trazuar që, të cilën ajo e konsideron si një “dënim hyjnor”. Përkundër asaj që mund të imagjinohet, në të vërtetë, Koku do të donte “të vdiste e re”, sepse sipas saj ajo nuk “jetoi një ditë të vetme të lumtur”.

Koku Istambulova

Jeta e kësaj gruaje me një moshë rekord ishte jo vetëm e shënuar nga tragjeditë historike, por edhe nga dramat e familjes, pothuajse e pashmangshme kur jeton kaq gjatë. Përveç se kishte përjetuar vdekjen e një djali në moshën 5 vjeç, gjashtë vjet më parë, ajo humbi gjithashtu edhe vajzën e saj të vetme, Tamara. Që atëherë ajo ka mbetur vetëm. 

Sot, kush e pyet atë se cili është sekreti i saj, Koku shpjegon se jetëgjatësia e saj është për shkak të vullnetit hyjnor dhe se nuk ia atribuon ndonjë mënyrë jetese veçanërisht të virtytshme. Ajo nuk bën asgjë, por kënaq shijet e saj: “Unë nuk zgjodha të jetoj kaq gjatë, zgjodhi Perëndia. Ka njerëz që bëjnë gjithçka për të qenë në formë dhe për të jetuar gjatë. Unë nuk kam bërë asgjë, veçse nuk kam ngrënë ato që nuk më pëlqejnë dhe kam ngrënë aq sa kam dashur, qumështin e fermentuar”.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / nonsprecare.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top