Mirëqenie

February 3, 2018 | 11:30

Kolosët e skenës bëhen bashkë për një çështje madhore

 

Dhuna ndaj grave, ndonëse është shkelja më e përhapur e të drejtave të njeriut në botë, vazhdon të jetë më pak e vlerësuara. Tashmë dihet se dhuna në familje i kapërcen të gjitha kufijtë dhe është prezente në të gjitha kulturat.

Studimet e kryera për dhunën në familje kanë vërtetuar se abuzimi ndaj grave është një problem kompleks dhe shumë dimensional. Për të parandaluar këtë fenomen ka vetëm një mënyrë, të flasësh. Të ngrihet zeri nga të gjithë për sensibilizim.

Në kuadër të kësaj organizata “Të ndryshëm dhe të barabartë”, për mbrojten e vajzave dhe grave të dhunuara ka bërë bashkë njerëz të artit dhe politikës, pasi të jesh artist apo politikan nuk mjaftojnë vetëm produksionet muzikore apo debatet politike nëpër studiot televizive, por edhe një zë që ngrihet për sensibilizim.

Personazhe të botës së muzikës dhe politikës janë bërë bashkë për një kauzë të rëndësishme siç është lufta kundër dhunës. Aurela Gaçe, Juliana Pasha, Elton Deda, Eneda Tarifa, Kejsi Tola, Olta Boka dhe Majlinda Bregu janë një zë i fortë që dëgjohet dhe godet dhunën ndaj vajzave dhe grave.

“E di se klithma me zë dhe pa zë e atyre që dhunohen, nuk mbërrin gjithmonë në kohë aty ku duhet. Nuk vret vetëm injoranti dhe i sëmuri, as vetëm arma. Vret fjala, papunësia, varfëria, mbrojtja e krimit dhe justifikimi i tij si kod zakonor”- ka shkruar Majlinda Bregu bashkangjitur fotove që kanë fiksuar momente nga aktiviteti.

Përgatiti: Brikela Daci

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top