Studim

July 19, 2018 | 12:57

Konfliktet në çift shkaktojnë probleme të shumta shëndetësore

Një martesë e keqe me konflikte të shpeshta mund të shkaktojë probleme serioze në shëndetin tuaj – sugjerojnë psikologët.

Hulumtuesit e universitetit të Nevadës dhe Michigan-it kanë analizuar 373 çifte për të parë nëse mosmarrëveshjet rreth çështjeve të ndryshme – siç janë çështjet e fëmijëve, financave, aktiviteteve gjatë kohës së lirë, etj. – kanë ndikim negativ në shëndet.

“Ne kemi studiuar çiftet e martuar për 16 vjet dhe kemi krahasuar shëndetin e grave dhe burrave që kanë raportuar se debatojnë shpesh, me shëndetin e çifteve që nuk kanë debatuar aq shpesh”, ka thënë Rosie Shrout.

Hulumtuesit zbuluan se konfliktet martesore ndikojnë negativisht në shëndetin e burrave dhe grave, ndonëse ekziston një ndikim më i madh te meshkujt sesa te femrat.

Çiftet që e kanë më të lehtë të merren vesh me njëri-tjetrin gëzojnë përfitime shëndetësore në fillimet e para të lidhjes, por ky efekt mbrojtës largohet gjatë viteve të vonshme të martesës.

Konfliktet në lidhje mund të çojnë në inflamacion, ndryshim në oreks, nivele të larta të kortizolit (hormon i stresit), e që të gjitha këto mund të çojnë në sëmundje të zemrës apo në sëmundje tjera.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top