Në fokus

July 19, 2018 | 12:42

Lamtumirë miopi, zgjidhja përfundimtare vjen pa ndërhyrje

Mesa duket përdorimit të syzeve optike tashmë po ju vjen fundi, pasi të jetuarit në kohën kur teknologjia po evoluon shumë shpejt, së fundmi kjo ka bërë të mundur heqjen nga përdorimi të syzeve.

Nuk do të jetë operacioni me lazer ai që do të dekretojë fundin e tyre, por një zbulim mjekësor i kohëve të fundit: lentet “bionike”. Shpikësi i tyre është Dr. Garth Webb i Ocumetics Technology, sipas tij “një pikëpamje e përkryer duhet të jetë e drejtë e njeriut”. I nxitur nga ky motivim ai ka marrë pjesë në shpikjen e kësaj pajisje inovative. Zbatimi i kësaj lenteje bëhet në një kohë shumë të shkurtër, implanti ndikon në brendësinë e syrit të sëmurë për të trajtuar defektet e shikimit. Dëmet që ato trajtojnë ende nuk janë të njohura, por ato janë të njëjta me lentet e tanishme të kontaktit dhe me syzet.

Procedura e vendosjes së lentes “bionike” brenda syrit të prekur është e ngjashme me atë të kryerjes për heqjen e kataraktit, konsiston në futjen e një lenteje artificiale që mund të bëhet gjithashtu në qendër ambulatoriale, pa anestezi ose hospitalizim. Implanti kryhet me një shiringë, brenda së cilës lentja bionike është futur e palosur. Pas injektimit që zgjat vetëm 10 sekonda, lentja bionike hapet dhe ngjitet në lenten e kristaltë. Sipas Dr. Webb, përmirësimi i vizionit është i menjëhershëm dhe i përgjithshëm: “Nëse mund të shikoni orën në 3 metra larg, kur të keni lente bionike do të mund ta shihni atë në 9 metra”, kjo është deklarata e tij.

Shpikja premton të fitojë një kapacitet vizual tre herë më të lartë se ai i atyre që kanë 20/20 në tabelën Snellen. Surprizat nuk mbarojnë këtu, sipas Dr. Webb, ata që i nënshtrohen implantimit të këtyre lenteve, në të ardhmen nuk do të hasin probleme me kataraktë, operacioni është më i sigurt se kirurgjia aktuale e lazer, e cila sot mund të çojë në komplikime që rezultojnë në fakt në heqjen e një pjese të indeve të shëndetshme korneale. Prezantimi zyrtar i këtyre lenteve inovative u zhvillua në prillin e kaluar në Kongresin e 7-të Botëror të Cornea në San Diego dhe së shpejti do të fillojnë sprovat e para klinike.

Hulumtimi zgjati 8 vjet dhe investimi i parave arrin në 3 milionë dollarë, fabrika e lentes së parë duhet të zhvillohet në 2017 me hyrjen e produktit në tregtinë botërore. I vetmi kusht “i domosdoshëm” për t’u operuar është mosha 25 vjeçare, në fakt deri në atë kohë struktura okulare është në zhvillim e sipër dhe nuk ka marrë ende strukturën e saj përfundimtare.

 

Burimi / http://retenews24.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top